Sallatë me kastraveca dhe kos (zazichi)
Përbërësit:
3 kastraveca
2 thelpinjë hudhre
1 lugë gjelle gjethe mente
230 gr kos i trashë
1 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Mënyra e përgatitjes:
Së pari i qërojmë kastravecat dhe i hedhim në mikser për ti bluar. Pasi ti kemi bluar i vendosim në një shami të pastër të hollë, i mbështjellim në formë topi dhe i lëmë të qëndrojnnë për disa orë në mënyrë që të lëshojnë të gjithë ujinn që e kanë brenda.
Pasi ta shohim se kastravecat kanë lëshuar ujin, i hedhim në një enë, ku shtojmë hudhrat e shtypura, gjethe mentet, kosin, vajin e ullirit dhe kripën dhe i përziejmë mirë.
I hedhim në kavanoz qelsi dhe i lëmë të pushojnë pak në mënyrë që përbërësit të bashkohen mirë në mes vete. Më pas mund ta shërbejmë. Është mjaft e shishme dhe preferohet të shoqërohet me ushqime të ndryshme që përgatiten kur kemi të ftuar miq në shtëpitë tona.