Muzika rock ‚n‚ roll fillet e saj i ka në vitet e 40-ta. Në Shqipëri ajo fillon pas rënies së komunizmit dhe pothuajse në këtë kohë, ndonëse pak më heret merr hov edhe në Maqedoni, kurse në Kosovë gjurmët e para i kemi në vitin 1974. Pas viteve 90 hasim në një shpërthim të gjerë të grupeve të reja të cilat u bënë edhe fillesat e këtij zhanri dhe e shndërruan atë si një model dhe frymë të re në trevat shqiptare. Disa nga këto grupe veprojnë edhe sot ndërsa disa të tjera kanë pushuar së dhëni këtë muzikë, por që këngët ende u mbeten gjurmë të para të këtij zhanri.
Grupet dhe vitet e fillimit të karrierës së të tyre:
Në Shqipëri:
- Albatros (thuhet që është grupi i parë që solli këtë zhanër në Shqipëri)
- Djemtë e Detit që nga viti 1990
- NA që nga viti 1999
Në Kosovë:
- TNT që nga viti 1974
- Ilirët që nga viti 1981
- Troja që nga viti 1990
- Jericho që nga viti 1997
Në Maqedoni:
- Shekulli i Dreqit që nga viti 1988
- Elita 5 që nga viti 1991
Grupi “TNT” është njëri nga grupet e para të muzikës rok në Kosovë, i formuar në Mitrovicë më 1974. Ata sollën një frymë të re në muzikën shqipe, me tekstet të gërshetuara me zërin unik të vokalistit Ferki Shala.
Si u prit zhanri Rock n’Roll nga shqiptarët në fillimet e tij e tregon më së miri kënga “Rock and Roll” e grupit Ilirët në albumin Zgjohu Kosovë me tekstin si në vazhdim:
këndova në radion /në tv/ kudo me kanë prit si të pafe… në Kaçanik më quajten zhurmaxhi
që tregon se në fillim jo të gjithë ishin familiarizuar me tingullin e zhurmshëm e bombastik të rock-ut.
Deri me sot grupet dhe liderët e tyre u bënë model edhe për artistët pasues si Eugent Bushpepa me këngët e tij të njohura “Maska e madhështisë” dhe “Pranë finishit”.

























