Jubileu i SHKA “Shqiponja” të Sarajit të Shkupit u kurorëzua me një koncert cilësor e impozant

 Këtu e 70 vjet më parë, kur vikendeve vizitoja Sarajin e Shkupit( derizas jetoja në Shkup), ai ishte një fshat i vogël me një ambient tejet kreativ, ndërsa mbrëmë duke e përcjell koncertin jubilar, në dhjetëvjetorin e themelimit të Shoqërisë Kulturore Artistike “SHQIPONJA”, fitova bindjen se ky lokalitetet me arritjet e tija kulturore, tashmë ua kalon edhe qyteteve më të mëdha shqiptare

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Mbërmë fati e deshi që të jem prezent me disa miqë të mi: lahutistin e rapsodin Nazmi Hajdari dhe treguesin e ankdotave, Muzafer Osmani, që të dy anëtarë të Ansamblit të “Kastriotët” nga Ferizaj si dhe gjuhëtarin Sami Islami, me banim në Londër. Dhe, si për ne, ashtu edhe për qindra pjesëmarrës, që e kaluan mbrëmjen në një atmosferë të këndshme në Koncertin Jublilar, me rasin e themelimit të Shoqërisë Kulturore Artistike “SHQIPONJA”, (mbajtur në sallën e Teatrit Popullor Maqedonas), ishte një kënaqësi që rrallë përjetohet, aq më parë që një shoqëri me një veprimtari kaq të madhe i përkiste një komune të vogël në pariferi të Shkupit.
Ajo që impresiononte ishte loja e bukur e valltarëve të të gjitha grupmoshave, e sidomos ato që i përkisnin rrethinës së Dervenit, përplot ritëm e kolorit, si dëshmi e një ambienti që ruan me shekuj një melos të rrallë të trashëgimisë sonë shpirtërore.
Ishte vështirë të dallohej se ku i përkiste merita , për punën dhjetëvejeçare: artistëve ( vallëtarëve e këngëtarëve) apo prindërve të të tyre apo udhëheqjes së shoqërisë apo të vetë udhëheqjes së komunës, apo më mirë me thënë që thithave bashkë, si reuzltat dhe angazhim i jashtzakoshëm i tyre, përkundër sfidave ishte , një bilanc , që shumë kush dëshiron ta ëndërroj: Shoqëria Kulturore Artistike “SHQIPONJA” , kuadër të këtij dhjetë vjeçari ka qenë pjesëmarrëse në mbi 500 aktivitete kulturore si në vend ashtu edhe jashtë vendit, duke e përfaqësuar një pjesë apo thënë shkurt një thesar të kulturës kombëtare edhe në relacione ndërkombëtare.
Ndaj edhe mbrëmë ecja e kësaj trupe u përmbledh me pak fjalë të Kryetarit të SHKA “Shqiponja” Fevzi Ebipi, një artisti me fjalë pak edhe jashtë e punë shumë. Ajo që u pa në skenë si defilimi i artistëve, këngëtarë e vallëtarë apo edhe prania e mysafirëve nga Bursa e Turqisë, si dhe e “Mjeshtrit të Madh”, Minella Kureta nga Shqipëria, korreografit Idaver Kryeziut nga Kosova, apo edhe e grupeve simotra nga trojet shqiptare, ishte edhe një dëshmi se “Shqipinja” e Sarajit zhvillon një bashkëpunim të ngushtë me shumë grupe e ansamble brenda dhe jashtë Maqedonisë së Veriut.
Moderimi i shkëlqyeshëm i këngëtares Besjana Mehmetit (mezzosoprano), i shtoi këtij koncerti edhe më tepër vlerën, por edhe ngjyrimin artistik. Përmbyllja e koncertit me mirënjohje për ata që e mbështetën këtë trup artstike në forma të ndryshme, qoftë materiale epo morale e bashkëpunuese u ndanë mirnjohje, përfshi edhe shoqëritë e ansamblet simotra, në mesin e të cilave edhe AKV “Kastriotët” nga Ferizaj, të cilën e përfaqësonim në këtë rast.