Në kuadër të Festës së Flamurit anë e kënd Zvicrës u organizuan manifestime të shumta, falë edhe shoqërive apo ansambleve artistike. Në mesin e këtyre e këtyre grupeve artistike që bashkë me mërgimtarët më 30 nëntor, festuan dhe shfaqi edhe një program të pasur artistik me kenë e valle ishte edhe Shoqata Kulturo Shqiptare “Atdheu” në qytetin e Thunit,
Manifestimi si” mësojmë nga faqja e kësaj shoqërie kaloi në një ambient dhe atmosferë madhështore me pjesëmarrje të shumë bashkatdhetarëve tanë. Programi u moderua nga Milaim Dulla dhe Alketa Tolaj , ndërsa në mesin e mysafirëve edhe diplomati i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, Gjenis Haxhimehmeti, imami xhamisë “Ikre”-Thun A.Aziri, si dhe Christoph Bucheli, shefi i mbështetjes së anëtarëve kolektivë Unia.
Krahas programit artistik në këtë mbrëmje festive siç mësojmë u ndan edhe mirënjohje për aktivistët dhe veteranët e devotshëm që prej vitesh e kanë mbështetur e ndihmuar Shotën Kulturore Shqiptare “Atdheu” , siç janë: Ramë Tetaj, Ismet Neziri dhe Ahmet Sylejmaini
Edhe për këtë mahnitim solemn pikat muzikore, këngë e valle ishte përkujdes udhëheqësi artistik Ajet Cërvadiku. Ndërsa në cilësinë e mysafirit ishte edhe këngëtari i mirënjohur dhe shumë të dashur për mërgatën Malësori, theksohet në fb e Shksh “Atdheu”
Thun. Ndërsa fotot në këtë manifestim i ka shkrep Shemsedin Selimaj. Gjithashtu falënderojmë Xhemshir Zenunin, për informimin rreth këtij aktiviteti kulturor në Thun.