Ejona Bytyqi – vajza me zë kanarine

Ne manifestimin e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Konsullata e RK- Gjenevë për përvjetorin e 16-të të shtetësisë së Kosovës dhe 26 vjetorin e epopesë së lavdishme të UÇK- së me pika muzikore u prezantua edhe vajza e talentuar nga Gjeneva Ejona Bytyqi.

Kjo vajzë me zë bilbili që e do me zemër vallen dhe këngën e bukur shqipe u vlerësua për interpretimin dhe zërin e saj të mrekullueshëm.

Ajo tani sa ka mbushur 12 pranvera. E lindur dhe e rritur në Gjenevë ajo nis rrugëtimin e saj në botën e artit si valltare pran Ansamblit “Gëzuar” në Gjenevë, anëtare e së cilës është edhe sot. Në programin që ansambli shpalosi në koncertin e madh festiv për ditën e flamurit kombëtar Ejona u prezantua me shumë sukses edhe me dy këngë. Ishte ky një fillim i mbarë për te si soliste. Zëri i saj i ëmbël mori mbështetjen dhe duartrokitjet e shumta të merituara nga publiku.

Dhe erdhi edhe bashkëpunimi i parë i Ejonës me producentin dhe këngëtarin Elion Krasniqi, “Dardania ime”, një këngë e realizuar në studion LMN- Elion K.