Shoqata “ILIRIA” nga Zvicra u prit me përzemërsi e dashuri nga arbëreshët e Kalabrisë

Të gjithë ata që patën rastin të shikojnë programin e përbashkët të grupeve arbëreshe nga Ungra e Kalabrisë dhe të Shoqatës “Iliria” të Sangalenit nga Zvicra, në edicionin e VIII të manifestimit “𝑺𝒌𝒂𝒏𝒅𝒆𝒓𝒃𝒆𝒌𝒖 – 𝑷𝒓𝒊𝒏𝒅𝒊 𝒊 𝑨𝒓𝒃𝒆̈𝒓𝒊𝒔𝒆̈ “, mbetëm më se të entuziazmuar , jo vetëm me programin artistik por edhe me miqësinë që u krijua e forcua midis dyja grupeve, që siç thonë këtu  përbëhen:  “nga diaspora e re dhe e vjetër”.

Kjo ngjarje e madhe kulturore që zakonisht mbahet në formë të karnavalit rrugëve të qytetit, që është edhe kryeqendra kulturore e fetare e Kalabrisë, por shkaku i shiut e detyroi organizatorin, Pro Loco „Arbëria“ di Lungro, në krye me veprimtaren e palodhshme Rosa Karrbone që manifestimin ta mbajnë në një sallë e cila u tregua e ngushtë për gjithë atë masë publiku, të përbër nga vendas dhe mysafirë të shumë nga mërgata dhe trojet etnike shqiptare.

Karnavali tradicional 𝑺𝒌𝒂𝒏𝒅𝒆𝒓𝒃𝒆𝒌𝒖 – 𝑷𝒓𝒊𝒏𝒅𝒊 𝒊 𝑨𝒓𝒃𝒆̈𝒓𝒊𝒔𝒆̈ , është një ngjarje me peshë sa kulturore aq edhe kombëtare përmes të cilit shfaqet figura e Heroit tonë kombëtar që nga ardhja e tij në Krujë, luftrat e okupuesin Osman e deri në vdekjen e tij dhe dhembja e madhe për ikjen e Tij në amshim. Por një këngë ate e shpjegon si të pavdekshëm se si një ditë “Skanderbeku vjen nga qielli”.

Në sallën ku u shfaq programi defiluan grupet artistike nga Ungra/ Lungro dhe “Iliria” nga Zvicra, duke krijuar një atmosferë spektakli që u prit me duartrokitje të gjata , duke lënë mbresa të pashlyera. Do theksuar për dekada që shoqëroj grupe nga mërgata në Arbërinë arbëreshe, Shoqata “ILIRIA” nga Zvicra, ishte grupi më i madh, prej rreth 50 anëtarësh, plus prindër e shoqërues të tjerë.

Perita për këtë organizim artistik të Shoqatës “ILIRIA”, i përket kryetarit Nagip Mehmedi i cli ndonëse në gjendje të rënduar shëndetësore, gjeti fuqi dhe vendosi të shoqëroi grupin e tij, i cili pasi falënderoi organizatorit u shpërpble me mirënjohje të veçantë nga kryetarja e shoqata Pro Loco „Arbëria“ di Lungro, Rosa Carbone. Merita për pjesën artistike dhe për lojën e bukur të “Ilirisë” i përket koreografit të ri nga Tropoja me banim në Tiranë, Ibrahim Rrustemit një i ri shumë i zellshëm dhe i talentuar që fitoi admirimin e publikut me lojën e tij brilante por edhe programin e përzgjedhur që u pëlqye shumë nga pala arbëreshe. Një valltare që njo nga fëmijëra në skenë, por që bënë lojë të shkëlqyeshme si dhe shumë punë koreografike me të rinjtë e grupit Rabie Aliu, i ngjanë një balerine në skenë. Anën organizative prej vitesh nga ana e prindërve e drejton me shumë përkushtim Zekerja Alija , fëmijët e të cilit nga fëmijëria janë pjesë e pandashme e grupeve artistike.

Në këtë organizim masiv, krahas shoqatës e cila u ka siguruar biletat dhe fjetjen antarëve të vet meritë kanë edhe prindërit që kanë ardhur me shpenzime personale, ndërsa që nikoqiri është përpkudes për dreka e darka, por edhe për organizimin e mbrëmjeve shoqërore me muzikë që kulmonin deri në orët e vona të natës.

Sidoqoftë është një turne dhe një program i përbashkët sa kulturor aq edhe vëllazëror që duhet mbajtur mend gjatë.  Shoqata “Iliria” fizitoi edhe ca monumente kulturore e historike, ndër to edhe Bibliotekën e famshme të At Antonio Belluscit (Belushit” në Frasnitë të Kalabrisë , ku drejtori i saj Tomasso Bellusci, dhe drejtoreshe e Qendrës Albanologjike Arbëreshe, Dr. Ornela Radovica u folën për figurën prej misionari e atdhetari të themeluesit të kësaj biblioteke, vatre të madhe të dijes, me rreth 10 ekzemplarë librash, shumë nga to unike.

Me këtë rast falënderoj kryetarin e Shoqatës Kulturore “ ILIRIA”, z. Nagip Memedi, për ftesën që më bëri  e që për këtë ndihem shumë i privilegjuar, aq më parë që në shoqërim patëm edhe kryetarin e Shoqatës “ Hora e Skënderbeut”, Dan Morinën me dy vajzat e tij, veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare Gjergj Prenkoçajn, profesor Neki Lulajn nga Gjermani e shumë të tjerë.

Ndaj edhe si nikoqirëve nga Ungra, motrave dhe vëllezërve arbëresh, ashtu edhe mysafirëve të tyre nga Zvicra e vendet tjera ju dëshiroj vizita sa më të shpeshta në mesin e ngulimeve arbëreshe në Kalabri, Sicili dhe zonat tjera ku jetojnë arbëreshët që me shekuj ruajnë traditat , gjuhën dhe ritet pa pas mësim amtar as në shkollimin fillor apo të mesëm.