Risoto me karkaleca deti dhe perime
Përbërësit:
2 gota risoto
5 gota ujë
40 gr margarinë
2 katrorka supe
Përgatitja:
Margarinën e shkrijmë në një enë më të thellë dhe i hedhim risoton, të cilin e përziejmë derisa të kompaktësohet me margarinën mirë. Pastaj i shtojmë ujin, i hedhim katrorkat e supës dhe e përzien vazhdimisht që të mos ngjitet. I nevojitet përafërsisht 15 minuta për tu gatuar plotësisht. Në fund i shtoni djathë parmesan sipas shijes.
Karkalecat e detit
Përbërësit:
1kg karkaleca deti
Kripë, piper, curry pluhur, piper të zi me limon
Hudhër
Vaj ulliri
Majdanoz dhe mente të freskët.
Përgatitja:
Karkalecat hidhën në vaj ulliri dhe i shtohen të gjithë përbërësit e tjerë. Duke e tundur vazhdimisht tiganin, përziejmë dhe i mbajmë mbi zjarr derisa ato të jenë gati.