Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit

7 prilli shënohet në botë si Dita Botërore e Shëndetit. Ka për qëllim ngritjen e vetëdijes globale mbi shëndetin dhe zakonisht shënohet nën mbikqyrjen dhe sponzorimin e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Në vitin 1948, OBSH mbajti asamblenë e parë botërore mbi shëndetin, ku u vendosë që 7 prilli të festohet cdo vit, ndërkohë që është cilësuar si një mundësi e mirë ttë rritë vëmendjen në kuptimin global mbi kujdesin që duhet të tregojmë mbi shëndetin dhe rëndësinë që kjo ka për një jetë të mirë dhe pa probleme. OBSH për të shënuar këtë ditë në mënyrën më të mirëfilltë, organizon takime ndërkombëtare, regjionale dhe lokale, ku cdo vit trajtohet një temë e caktuar. Karakterizohet me organizime të shumta nga organizata qeveritare dhe jo-qeveritare që kanë interesin e tyre në shëndetin publik, të cilat gjithashtu organizojnë aktivitete dhe ngrisin në kulm mbështetjen e mediave në raportimet e tyre.

Dita Botërore e Shëndetit është një nga 8 fushatat zyrtare globale për shëndetin, ndërsa tema për këtë vit është “Mbulimi Universal mbi Shëndetin”.

Kosova është pjesë e OBSH-së, ku marrin pjesë gjithsej 193 shtete.