Qofte turke të mbushura me mish të bluar

Qofte turke të mbushura me mish të bluar

Përbërësit për përgatitjen e kësaj recete janë:

2 gota bulgur

Gjysëm gote grizë

3 gota ujë të vluar

Kripë, piper i zi, spec i kuq pluhur,

1 lugë salce domatesh

2 lugë miell

 

Për mbushjen:

400 gr mish i bluar

2 qepë

Vaj

Kripë dhe piper

 

 

Mënyra e përgatitjes:

Bullgurin dhe grizën i hedhim në një enë dhe i përvëlojmë me ujin e vluar dhe kripën. Përziejmë mirë derisa masa të trashet (nuk kemi nevojë ta vëmë mbi zjarr fare). Pastaj shtojmë piperin e kuq dhe të zi, salcën e domateve dhe miellin dhe përziejmë masën mirë. E përziejmë me dorë, njejtë sikur kur përgatisim brumin.

Pasi ti kemi gati marrim nga masa dhe e shtrijmë në shuplakë gjysëm të mbledhur të dorës dhe brenda i mbushim me masën e përgatitur me mish të bluar. Masa me  mishin e bluar përgatitet duke fërguar së pari qepët e grira imët në vaj, më pas shtojmë mishin, kripën dhe piperin dhe përziejmë derisa mishit ë jetë skuqur mjaftueshëm. Sipas dëshirës mund ti shtoni edhe një lugë piper të kuq.

Pasi kemi hedhur mishin e bluar mbi brumin me bolgur, mbyllim mirë nga jashtë dhe i fërgojmë në vaj të ngrohur paraprakisht. Mund ti shoqëroni me pire apo edhe sallatë të freskët sipas dëshirës.