Oriz i bardhë me jager sos dhe omletë spanjolle

Oriz i bardhë me jager sos dhe omletë spanjolle.

Orizin fillimisht e pastrojmë dhe e hedhim në ujë të vluar, ku e lëmë të ziej. Pasi të jetë gati e kullojmë, e pastrojmë me ujë të ftoftë dhe i hedhim krip dhe vaj. E fërgojmë për 2-3 minuta dhe është gati.

3-4 patate i qërojmë dhe i presim në feta të holla. I fërgojmë në tigan me vaj derisa të fillojnë të marrin formën e cipsit. Kur të jenë gati i hedhim në një enë dhe në të njejtën fërtere fërgojmë qepën e prerë në rrathë të hollë. Qepa duhet të fërgohet më shumë se zakonisht. Kur të jetë gati i bashkojmë me patatet dhe i hedhim sipër 3 ve. Duhet të piqet ngadalë në mënyre që të mos digjet. E rrotullojmë nga të dyja anët dhe është gati.

Marrim gjoks pule dhe e prejmë në kubik të vegjël. I hedhim në tigan duke i shtojmë vaj ulliri, kripë dhe piper. I përziejmë derisa mishi të jetë gati. Në fund i hedhim jager sos të rrahur në 250ml ujë të ftoftë dhe ia shtojmë mishit. Masa duhet të lihet të vlojë dhe pasi të vlojë, pas 1 minute të largohet nga zjarri.