Lëng molle dhe vishnje

Lëng molle dhe vishnje

 

Lëngjet të cilat zakonisht i konsumojmë, e dimë mirë se kanë një përmbajtje të lartë të sheqerit, që nuk është aspak e shëndetshme. Shumë lehtë mund të përgatisim lëngje frutash edhe në shtëpitë tona dhe të jemi të sigurtë se po konsumojmë dicka të shëndetshme për vete dhe sidomos për fëmijët tanë.

Të përgatitësh lëng në shtëpi është mjaft e lehtë dhe nuk është se na duhen shumë përbërë.

Përbërësit që na nevojiten janë:

Mollë

Vishnje

Limon

Ujë

 

Mënyra e përgatitjes:

Pastrojmë mirë mollët dhe presim në katër pjesë, duke ia larguar farat nga brenda. Ashtu pa ia larguar lëvoren ihedhim në tenxhere, ku shtojmë vishnjet e pastruara dhe pa bërthamë si dhe presim feta limoni dhe i hedhim gjithashtu. Tenxheren e mbushim me ujë dhe e vëmë mbi zjarrë. Sipas dëshirës mund edhe ti shtoni sheqer kafe, por edhe pa sheqer ka një shije mjaft të mirë.

Lëmë të ziejë, ndërsa kur shohim se pemët nga brenda kanë filluar të humbasin formën e largojmë nga zjarri. E lëmë të ftohet dhe pastaj fillojmë mbushim shishet e qelqit.

Një pjesë mund ta kulloni, ndërsa një pjesë tjetër mund ta bluani me blender dhe të fitoni një lëng frutash me dendësi më të trashë.