Gjergji i dytë, pas 555 vjetësh, shpalos flamurin shqiptar mbi Kalanë e Ohrit!

Në Maqedoninë e Veriut, vetëm disa muaj pas pranimit në NATO, një shqiptar dënohet me pesë vjet ndalesë për të hyrë në këtë shetet hibrid, që mezi gjeti emrin e vet, duke paguar gjithashtu edhe një dënim prej 1100 eurosh!-  Ky hero i ditës së djeshme, Gjergj Prenkoçaj, bashkatdhetar nga Malësia e Madhe, që jeton dhe vepron në Zvicër, vazhdimisht shoqëron vëllezërit arbëresh në trojet tona etnike, në shenjë dashurie për gjakun arbëror dhe dheun e të parëve

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Tashmë lajmi ka marrë dhen për një vendim absurd që i ka shqiptuar Gjykata e Ohrit, mërgimtarit nga Zvicra, Gjergj Prenkoçaj vetëm pse gjeti kurajën të shpalos flamurin shqiptar mbi Kalanë e Ohrit. Për këtë akt të tij atdhetar ai u dënua me 1100 euro bashkë me një masë ndalese prej 5 vjetësh për hyrje në Maqedoninë e Veriut, këtë shtet “demokratik” që pretendon ti bashkohet familjes së madhe Evropiane e në anën tjetër sillet posi Serbia e Greqia sa i përket simboleve kombëtare shqiptare.

Po kush në të vërtetë është Gjergj Prendkoçaj, i cili në media cilësohet si arbëresh! Jo Gjergji nuk është arbëresh por një humanist dhe atdhetar i flaktë me prejardhje nga Malësia e Madhe e që jeton e punon prej vitesh në Zvicër, në një lokalitet midis Lozanës e Gjenevës, ku edhe ka një biznes privat prej nga mban familjen.

Gjergjin e kam një nga miqtë e mi shumë të mirë, falë kontributit të tij humanitar e kombëtar, duke financuar edhe ngritjen e bustit të Nënës Terezë në Gjenevë , por edhe të një bashkëshoqërimi disa ditor me te në mesin e vëllezërve tanë arbëresh në Kalabri. Ai aq shumë është i mishëruar me vëllezërit arbëresh, sa në çdo udhëtim të tyre në trojet shqiptare i shoqëron dhe mbështet ardhjen e tyre në gjitha format e mundshme.

Pas këtij vendim thuaja se politik të një gjykate maqedone, Gjergj Prenkoçaj përkujtoi edhe njëherë pa hezitim se: “Kjo është tokë e Gjergj Kastriotit dhe se ndoshta kjo nuk mund ti ketë pëlqyer gjykatësit, por unë nuk heq dorë, sepse ne jemi në tokën tonë arbërore dhe se ne jemi për bashkim kombëtar”.

Duke e njohur nga afër si mik e njeri Gjergj Prenkoçaj, e përshëndes nga Cyrihu për guximin e tij për një akt kaq trimërues e atdhetar, me keqardhjen që kësaj radhe nuk munda të jem me te dhe miqtë tjerë në shoqërim të vëllezërve arbëresh në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, e cila duhet ma në fund të kuptoj për praninë e përhershme etnike të shqiptarëve dhe që të krenohet që edhe në tokën e saj dikur e ngriti flamurin e fitores Gjegj Kastrioti _ Skënderbeu siç e ngrit pas 555 vjetësh edhe Gjergj Prenkoçaj.

Mos të harrojmë se edhe kështu përsëritet historia ngase toka jonë përherë lind e rritë Gjergja, që ë nuk ia ndien as për gjykata e vendime absurdë politike!