Lazanje
Përbërësit që iu nevojiten për këtë recetë janë:
1 qepë
2 karrota
3 selino
100gr mish vici I tymosur
400gr mish I bluar
200 gr sos domatesh
1 gotë qumësht
Djathë parmeza
1 pako petë lazanjë
Kripë dhe piper I zi
Për beshamel sosin na nevojiten:
100gr gjalp
3 lugë miell
Qumësht
Kripë dhe arrë moskati
Mënyra e përgatitjes:
Në një tigan me gjalpë fërgojmë mishin e vicit të tymosur. Pasi ta kemi fërguar e largojmë nga tigani, ndërsa në të njejtin tigan shtojmë qepën e prerë imët, më pas karrotën dhe selinon. Kur këto ti kemi gati, mishin e tymosur e kthejmë në tigan dhe shtojmë edhe mishin e bluar. Përziejmë derisa mishit ë gatuhet mjaftueshë, pastaj ia shtojmë sosin e domates, 1 gotë ujë, kripën dhe piperin. Përziejmë, mbulojmë me kapak dhe I lëmë të zihen në temperaturë të ulët. Në fund, pasi ta kemi hequr nga zjarri ia shtojmë një gotë qumësht.
Ndërkohë, përgatisim beshamel sosin. Gjalpin e shkrijmë në tigan dhe shtojmë miellin. Fërgojmë derisa mielli të marrë ngjyrë të artë. Ia shtojmë qumështin ngadalë, derisa të fitojmë një masë kremoze. Më pas I shtojmë kripën, arrë moskati dhe një grusht djathë parmesan.
Në tiganin e lyer me gjalpë, hedhim një lugë nga masa me mish të bluar. Më pas shtrojmë një rend me peta lazanje, pastaj përsëri sipër masën me mish, mbi masën me mish shtojmë beshamel sosin dhe kështu vazhdojmë deri në petët e fundit. Në të fundit rend fare, hedhim vetëm beshamel sos dhe mbulojmë me djathë parmesan.
Pjekim në 185 gradë për 35 minuta.























