Shumëherë ndodhë që disa nga përgatitjet tona që i bëjmë enkas për fëmijët, pikërisht ata të mos i hanë. Një mënyrë mjaft e mirë për ti bërë ata ti hajnë kiflet, është kur atyre i japim format e personazhëve të preferuar të fëmijëve.
Kifle në formë arushi, është njëra nga këto ide.
Përbërësit që nevojiten për brumin janë:
300ml qumësht i ngrohtë
2 ve
100ml vaj
1 lugë caji sheqer
1 lugë gjellë maja buke
2 lugë të mesme kripë
Miell
susam
Mënyra ë përgatitjes:
Së pari e nxëmë brumin, duke nisur nga qumështi i ngrohtë ku hedhim sheqerin dhe majan dhe i lëmë të qëndrojnë për 10-15minuta, derisa të bëhet fermentimi. Pastaj ia shtojmë vezët, vajin dhe kripën dhe përziejmë duke hedhur vazhdimisht miell, derisa të kemi krijuar një brum të butë dhe elastik. Enën ku e kemi nxënë brumin e mbulojmë dhe e lëmë në një vend të ngrohtë të qëndrojë për rreth një orë.
Pasi brumi të ketë ardhur, e marim dhe fillojmë ti përgatisim kiflet. I japim formën e arushit, ndërkohë që njërën pjesë mund ta ndajmë për të bërë kifle në formë të zakonshme. I lyejmë sipër me të kuq të vezës dhe i hedhim susam. I pjekim në furrë të ngrohtë paraprakisht në 230gradë Celsius.
























