Kadaif me krem
Kjo është një recetë shumë e shijshme dhe e preferueshme që të përgatitet. Aq më tepër kur kemi ditë festive sic janë festat e Bajramit.
Përbërësit që iu nevojiten për përgatitjen e kësaj recete janë:
350 gr kadaif
3 lugë gjalp
5 lugë sheqer
200 gr arra
Për kremin:
1 litër qumësht
1 gotë sheqer
2 lugë miell
3 lugë niseshte
200ml ajkë
1 sheqer vanilje
Mënyra e përgatitjes:
Në tigan hedhim gjalpin dhe sheqerin. Pasi të fillojnë të karamelizohen shtojmë kadaifin. Përziejmë mirë në mënyrë që kadaifi të piqet njejtë. Pastaj shtojmë arrat të cilat i kemi bluar në mikser. Kur e shohim se e kemi gati, ndalojmë zjarrin dhe gjysmën e kadaifit e hedhim në tepsi duke e shtypur mirë me dorë.
Përgatisim kremin me përbërësit e përmendur më lartë, i ziejmë derisa të fillojmë një masë të dendur. Këtë masë e shtojmë sipër kadaifit. Përmbi kremin hedhim përsëri kadaifin e mbetur duke u mbulur komplet sipërfaqen e kremit.





























