Juristi shqiptaro-zviceran Lirim Begzati aktiv edhe në jetën shoqërore e politike të Zvicrës

Juristi i mirënjohur shqiptaro-zviceran Lirim Begzati është kandidat për zgjedhjet komunale në qytetin Neuchatel, ku jeton e vepron me dekada të tëra. Angazhimi i tij për komunitetin është pjesë e një vazhdimi logjik të veprimtarisë së tij, me synimin për të theksuar gjithmonë interesin e përgjithshëm dhe për t’u përfshirë në sfida konkrete politike dhe për t’i çuar gjërat përpara.

Lirim Begzati është kandidat për zgjedhjet komunale në qytetin e Neuchâtel-it, ku jeton dhe vepron me dekada të tëra. Angazhimin e tij, ai e interpreton si një motivim për implikim në çështjet që kanë të bëjnë me interesat e përgjithshme dhe si një dëshirë për tu përfshirë në sfidat konkrete politike të vendit ku jeton.

Dëshira e tij është që me përvojën e tij të pasur dhe me përkushtimin e tij ndaj komunës së madhe me të cilën ai ndihet thellësisht i lidhur, të fut energji pozitive dhe pragmatike, duke ruajtur trashëgiminë dhe cilësitë që japin identitetin e komunave të bashkuara.
Juristi Lirim Begzati, përpos si ekspert i së drejtës zvicerane njihet edhe si autor librash e artikujsh profesional përtej fushës së drejtësisë, duke veçuar trajtimet e opinionet në ndërlidhje me politikat aktuale edhe të migracionit si dhe shkrimet nga zhvillimet aktuale shoqërore e politike në Zvicër e vendet tona amë. Për tu veçuar është edhe aktiviteti ligjërues i Lirim Begzatit të temave juridike dhe aftësia trajtuese e ndërmjetësimi i kuptueshëm për ndjekësit e ligjërimeve të tija.

Juristi shqiptaro-zviceran Lirim Begzati, është bartës i një përgatitje të plotë universitare të fituar në Zvicër dhe si udhëheqës i zyrës www.cabinet-begzati.ch; www.zyra-begzati.ch posedon një përvojë afër njëzet vjeçare (në fusha të ndryshme të drejtësisë) pranë institucioneve të ndryshme të administratës zvicerane.

Me këtë rast po veçojmë edhe librin e tij nga fusha e drejtësisë në gjuhën shqipe, Zvicra dhe ligjet e saja: Shembuj konkretë dhe këshilla praktike, botuar më 2018 nga Stämpfli Verlag AG, Bern. Me një përmbajtje prej 220 faqeve dhe i ndarë në 14 kapituj, në përbërjen e tij, ky libër përfshinë disa nga rregullat kryesore dhe aktualitetet e sistemit zviceran të të drejtave dhe detyrimeve. Ky libër përfshinë së paku dy fushëveprime, ku përveç shpalosjes së disa koncepteve teorike, një qasje e veçantë i përkushtohet edhe gërshetimit në mes të rregullave juridike ekzistuese, shembujve konkretë dhe këshillave praktike.

I specializuar në të drejtën zvicerane, zyra e Lirim Begzatit ushtron aktivitetet e saja në fusha të ndryshme të drejtësisë, duke i këshilluar, mbrojtur dhe përfaqësuar klientët pranë institucioneve shtetërore apo edhe pranë sektorit privat. Shërbimet që ofron dhe trajton zyra-begzati ndër të tjeras janë: E drejta administrative (ankesa, lutje), sigurimet private dhe shoqërore, e drejta e punës dhe e banimit, e drejta e të huajve, e drejta familjare, kontratat, etj.

Këtu mund të ndiqni edhe video-prononcimi e kandidatit Lirim Begzati ne gjuhën frenge:
https://www.bing.com