Gjellë me kungulleshka
Përbërësit:
1 kungulleshkë
2 qepë
2 speca
1 lugë piper i kuq
Gjysëm gotë caji vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Mënyra e përgatitjes:
Së pari vëmë tiganin me vaj mbi zjarr dhe e lëmë të ngrohet ndërkohë që presim qepën imët dhe e hedhim që të fërgohet sat ë marrë ngjyrë ari. Pastaj ia shtojmë specat e prerë imët dhe i fërgojmë pak minuta bashkë. Pastaj ia shtojmë kungulleshkat që i kemi prerë në copa më të mëdha dhe i hedhim kripën, piperin e kuq dhe të zi, e mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë ngadalë në temperaturë më të ulët për reth 30 minuta.























