Në Perandorinë Osmani sipas librit “Shqiptarët e Harruar në Turqi”, të Qamil Bytyçit pati 33 sadrazemë (kryeministra), filluar nga Gedik Ahmet Paşa që qeverisi në vitet 1474 – 1477 dhe deri te Damat Ferit Paşa në vitet 1919 / 1920. Prointegra sot jep nga ky libër kapitullin: II – 1b – Shqiptarët në Perandorinë Osmane (në trojet e Turqisë së sotme)
Nga Qamil Bytyçi, Stamboll
Në pjesën e mëparshëm ne shpjeguam se shqiptarët u shpërndanë në të gjitha tokat Osmane në Evropë, Azi dhe në Afrikë. Në këtë pjesë do të flasim për shqiptarët në trojet e Turqisë së sotme gjatë Perandorisë Osmane.
Sikurse ka shpërngulje nga qytete të tjera drejt kryeqyteteve edhe nga qytetet tjera të Perandorisë Osmane ka pasur shpërngulje në Stamboll, që ishte edhe kryeqyteti i Perandorisë Osmane edhe më i rëndësishmi nga aspekti politik, ekonomik, kulturor, etj. Edhe shqiptarët ishin të përqendruar këtu.
Perandoria Osmane vendoste kombe të ndryshme në vendet që aneksonte në tokën e saj. Kur Stambolli iu bashkua tokave Osmane në vitin 1453 shqiptarët ishin ndër të parët që u vendosën së bashku me kombet e tjera. Këtë do ta shihni në shembullin më poshtë., se cilët ishin sadrazemët shqiptarë në Perandorinë Osmane:
II – 2 – SADRIAZEMËT SHQIPTARË NË PERANDORINË OSMANE
Sadriazemët Periudha
1 – Gedik Ahmet Paşa 1474 – 1477
2 – Dukakinoğlu Ahmet Paşa 1514 – 1515
3 – Damat İbrahim Paşa 1523 – 1536
4 – Ayas Mehmet Paşa 1536 – 1539
5 – Damat Çelebi Lütfi Paşa 1539 – 1541
6 – Kara Ahmet Paşa 1553 – 1555
7 – Semiz Ali Paşa 1561 – 1565
8 – Şemsi Ahmet Paşa 1579 – 1580
9 – Koca Sinan Paşa 1580 -1582 /1589 -1591(dy herë)
10 – Ferhat Paşa 1591- 1592 / 1595 – (dy herë)
11 – Hadim Hasan Paşa 1597 – 1598
12 – Yemişçi Hasan Paşa 1601 – 1603
13 – Nasuh Paşa 1611 -1614
14 – Ohrili Hüseyin Paşa 1621 – 1621 (Mars-Shtator)
15 – Mere Hüseyin Paşa 1622-1622 (Qershor -Gusht) /1623
16 – Mehmet Paşa (Tabanıyassı) 1632 – 1637
17 – Mehmet Paşa (Sultanzade) 1644 – 1645)
18 – Tarhuncu Sarı Ahmet Paşa 1652 – 1653
19 – Zurnazen Mustafa Paşa 5 Mart 1656 (4 orë)
20 – Köprülü Mehmet Paşa 1656 – 1661
21 – Köprülü Fazıl Ahmet Paşa 1661 – 1676
22 – Köprülü Fazıl Mustafa Paşa 1689 – 1691
23 – Bahadırzade Arabacı Ali Paşa 1691 – 1692
24 – Amcazade Hüseyin Paşa 1697 – 1702
25 – Daltaban Mustafa Paşa 1702 – 1703
26 – Köprülü Numan Paşa 1710
27 – Hacı Halil Paşa 1716
28 – Arnavut Memiş Paşa 1808 – 1809
29 – Giritli Mustafa Nail Paşa 1853/1853-1854 / 1857
30 – Avlonyalı Mehmet Ferit Paşa 1903 – 1908
31 – Said Halim Paşa 1913 – 1917
32 – Ahmet İzzet Paşa 1918
33 – Damat Ferit Paşa 1919 / 1920
Në Perandorinë Osmanë përveç sadriazamëve kishte me detyra edhe vezira , pashallarë dhe «Komandant Detar» si Veziri Sinan Pashai, Keshmakesh Kara Mustafa Pashai, dhe numri i tyre ishte mjaft i lartë.
Për trimërinë e një guvernatori të Perandorisë Osmane me origjin shqiptare siç ishte Abdurrahman Abdi Arnavut Pashai, që ka treguar gjatë mbrojtjes së qytetit ku ishte komandante i qytetit Hungarezët në shenjë respekti kanë ndërtuar varrin e tij.
Në varrin e tij në gjuhën hungareze dhe osmane shkruan: «Ishte guvernatori i fundit i qytetit të Budës prej 145 vjetësh të sundimit turk, Abdurrahman Abdi Arnavut Pashai u vra pranë këtij vendi në ditën e dytë të shtatorit 1686, në vitin e 70-të të jetës së tij. Ishte armik hero, le të fle i qetë! «
(Këtij shkrimi nga libri i bashkuam edhe hartën e dikurshme të Libanit, ku ishte e dukshme prania shqiptare, si varrin që i ngritën hungarezët Abdurrahman Abdi Arnavut Pashai ( me origjinë shqiptare), për të cilin në eptaf shkruan: “Ishte armik hero, le të fle i qetë! «