Fërgesë verore
Për përgatitjen e kësaj fërgese verore, që ka një shije shumë të mirë iu nevojiten:
500gr domate
300 gr speca
3 ve
100ml qumësht
Kripë dhe vaj
Mënyra e përgatitjes:
Së pari në tiganin me vaj hedhim specat të cilët i kemi prerë jo shumë imët. I fërgojmë pak dhe pastaj ia shtojmë domatet e qëruara dhe të prera në copa. Ulim zjarrin dhe i lëmë të ziejnë derisa lëngu I domates të fillojë të shterret. Pastaj ia rrisim zjarrin dhe fërgojmë edhe pak dhe krejt në fund shtojmë vezët e rrahura me qumësht.
Këtë fërgesë mund ta shoqëroni me bukë të rreshkur në furrë dhe caj të zi.























