Shqipja injorohet në aeroportin e Prishtinës e favorizohet në atë të Cyrihut!

Fotoja nga aeroporti i Cyrihut ...Lajmi se në aeroportin e Prishtinës , se tiketat në parking lëshohen vetëm në gjuhën turke, u prit me habi e zemërim edhe nga shumë mërgimtarë tanë që kaluan përmes këtij aeroporti. Ndaj edhe me këtë rast shënova një shembull, krejt të kundërt nga ky të cilin po e ilustroj edhe me foton që bëra në aeroportin e Cyrihut.

Absurd i llojit të vet është që në aeroportin e Prishtinës, në zemër të Kosovës, tiketat e biletave në aeroport të jenë vetëm në gjuhen turke(!) , derisa në aeroportin e Cyrihut aty ku kryhet çekini jepen informata edhe në gjuhën shqipe, ndonëse me gabime gjuhësore, ngase gjithmonë merret parasysh përkatësia e udhëtarëve.  Madje në Zvicër edhe informacione të tjera jepen shqip, duke e vënë gjuhën shqipe, zakonisht si gjuhë të katërt në përdorim brenda këtij vendi perëndimor, ku jeton një komunitet tejet i madh shqiptarësh. / R. Rifati

Fotoja nga aeroporti i Cyrihut flet vet për peshën që ka  gjuha shqipe në shtetin helvetik