Arber Bullakaj më 20 tetor 2019 në Parlamentin Federal të Zvicrës

Të shtunën, më 15 qershor 2019 në Stadthof, Kirchstrasse 9, 9400 Rochschach, duke filluar nga ora 19:00, përmes një koncerti festiv dhe nje tryeze diskutimi me pjesëmarrës/e prominet/e, nis fushata e kandidatit shqiptaro-zviceran – Arbër Bullakajt për Paramentin Nacional të Zvicrës 2019. Ftoheni të merrni pjesë në shenje të perkrahjeje dhe mbeshtetjeje për kandidatit tonë favorit për zgjedhjet e 20 tetorit 2019.

Tryeza diskutuese me pjesëmarrësit prominent

https://www.facebook.com/events/432485940898184/?ti=icl

Në tetor të këtij viti Zvicra zgjedhë parlamentin e ri për katër vitet e ardhshme. Vendimin, se kush do të ulet në parlament e sjellin banorët e Kantoneve, të cilët me anë të votës japin besimin atyre politikanëve, të cilët i shohin si përfaqësues të denjë të interesave të tyre. Partitë nëpër Kantone se kanë përfunduar përpilimin e listave të Kandidatëve. Kështu edhe Partia Socialdemokrate e Kantonit Sankt Gallen. Qysh në muajin janar 2019, në prezencë të kryetarit të Partisë në nivel të Zvicrës, Christian Levrat, kjo parti ka votuar listën e kandidatëve dhe ka definuar qëllimet për zgjedhje. Synimi i partisë, është të fitohet një vend shtesë në parlament nacional. Një synim, i cili mund të arrihet vetëm me kandidat të fortë, të cilët mobilizojnë dhe janë dëshmuar se janë të aftë dhe të përkushtuar.

Treshi – numër magjik: Lista Nr. 3, Kanditati Nr. 3 i PSd mpër Kantonin St.Gallen

Konkurrenca për vendin e mirë në listë ishte e madhe. Vendi i tretë në listë, menjëherë pas dy parlamentareve të deritashme, të cilat tradicionalisht i prijnë listës, e rritë shansin për t’u zgjedhur dhe është vend i dëshiruar. Mu në vend të tretë është votuar Arbër Bullakaj, deputet në qytetin e WIl (SG) dhe nënkryetar i Degës kantonale të Partisë Socialdemokrate. Mbështetja e delegatëve për Arbër Bullakaj nuk është e rastësishme. Gjatë 6 viteve sa është deputet në parlamentin e qytetit Wil, ai ka arritur me sukses të bëjë shumë ndryshime ligjore në favor të migrantëve, gjatë procedurës së natyralizimit ka mbështetur shumë njerëz, të cilëve u është refuzuar marrja e nënshtetësisë me arsyetime të ndryshme. Arbër Bullakaj gjithmonë i ka inkurajuar ata të mbrohen kundër vendimeve arbitrare dhe u ka siguruar mbështetjen e tij. Nëse ka qenë e nevojshme ai ka avokuar për ta deri edhe në gjykatën kantonale. Si njohës i mirë i financave ai ka mundur që të ulë pagesat për marrjen e nënshtetësisë, pasi që ka arritur të dëshmoj se administrata ka marrë ma shumë taksa, se që është e paraparë me ligj.

Arbër Bullakaj – përfaqësues i një Zvicre të re dhe progresive

Arbër Bullakaj është përfaqësues i një gjenerate të re të migranteve dhe migrantëve në Zvicër; të suksesshëm, të guximshëm dhe të gatshëm të japin kontributin e tyre në vendin ku jetojnë, por edhe me vetëbesim të plotë të kërkojnë të jenë pjesë aktive në përpilimin e rregullave dhe ndërtimin e një të ardhme të përbashkët. Kjo shtresë aktive janë edhe votues potencial. Këtë fakt e kanë vërejtur edhe partitë e ndryshme në Zvicër, të cilët mundohen t’i përfitojnë të rinj me sfond të migracionit për fushatat e tyre. Për fat të keq, këta kandidat rrallë kanë gjetur mbështetjen e duhur edhe pse nëpërmjet tyre kanë fituar votues shtesë.

Shansi historik për komunitetin shqiptar në Zvicër

Shqiptarët arritën të zënë vendin dhe pozitën e merituar në Zvicër. Ata janë të integruar mirë dhe të suksesshëm në punë, në sporte, në art, kulturë e muzikë, ne institucione publike dhe si ndërmarrës, të cilët krijojnë vende të punës. Vetëm në politikë ata nuk mund të mobilizoheshin mjaftueshëm. Kjo mund të ndryshojë sivjet. Politikani i njohur i SVP (Partisë Popullore të Zvicrës) Toni Brunner, ka vendosur te tërhiqet nga rikandidimi. Kjo do ta bëjë që SVP të humbasë ulësen e saj në Parlamentin nacional. Tani shtrohet pyetja se kush do të fitojë këtë ulëse deputeti nacional.Shanset janë të mira që ajo ulëse të shkojë tek Partia Socialdemokrate dhe ajo mund te fitohet pikërisht me Arbër Bullakajn. Marrja e ulëses në Parlamentin nacional të Zvicrës do të simbolizonte një gjë shumë të rëndësishme të historisë sonë të migracionit dhe njëherazi do të ishte edhe suksesi i diasporës sonë të Zvicrës. Se a do të shfrytëzojë këtë rast historik diaspora shqiptare, do të tregohet në zgjedhjet e tetorit. Vendi i tretë në Listën e Kandidatëve për Arbër Bullakaj është parakusht shumë i mirë.

Të gjithë ata që duan të mbështesin kandidaturën e Arbër Bullakaj mund të ndihmojnë në mënyra të ndryshme. Për më shumë rreth kandidaturës, fushatës zgjedhore, synimeve programore dhe angazhimin e Arbër Bullakajt mund të mësoni dhe ndihmoni përmes vegës vijuese: https://arber2019.ch