Atdhetari Hajriz Hajdin Berisha–Cakaj (1906-1968)
Atdhetari Hajriz Hajdin Berisha-Cakaj, kundër kolonizimit me serbë e malazezë, në trojet shqiptare, nga Mbretria e Jugosllavisë, veprimtarë i pandalshëm për çlirimin e atdheut…
Shkruan: Sami ARIFI
Hajriz Hajdin Berisha u lind, në fshatin Mirosalë, komuna-Ferizajt, në vitin 1906 nga babai Hajdini dhe nga nënë Hyra, Hajrizi kishte një vëlla dhe dy motra, vëllai Ismajli ndërrojë jetë në moshë rinore, ndërsa motrat, njëra ishte e martuar në fshatin Tërprzë të komunës së Vitisë dhe tjera në fshatin Sojevë komuna e Ferizajt.
Hajriz Hajdin Berisha-Cakaj, së bashku me kusherinjtë: Behxhet Halit Berishën (1912) dhe Halim Sadik Berishën (1910) me rastin e kolonizimit të trojeve shqiptare, nga shteti shovenist i Serbisë me serbë e malazezë. Edhe në fshatin e tyre Mirosalë ishin ngulitur 16-të familje srbo-malazeze, ky kolonizim ishte ngulitur me tri familje kolonësh edhe në lagjën Cakaj, dy në pronat personale të Hajdin Berishës-babait të Hajriz Berishës të lagjës Cakaj në Mirosalë. Prandaj, Hajrizi me dy kusherinjt e tij, Behxhet Halit Berisha dhe Halim Sadik Berisha nuk u pajtuan asnjëherë me këto padrejtësi duke vepruar shpesh edhe me sulme ndaj kolonizatorëve që i kishin uzurpuar pronat e tyre.
Kolonizimi në fshatin Mirosalë-komuna e Ferizajt prej vitit 1926-1941 nga Mbretëria e Jugosllavisë ishte bërë përmes projektit famëkeq për shqiptarë rreth marrjes së tokave edhe në fshatin e mirosalasëve, ku, iu uzurpuan edhe shumë shtëpi banimi kështu ndodhi edhe në familjen e berishëve të Hajriz Cakaj-Berisha dhe Halim Sadik Berisha ku dy familje Malazeze: Stojiq Stanoje dhe Stojiq Stojan uzurpojnë shtëpit në lagjen Cakaj në fshatin Mirosalë, ndërsa Sejdi Shaban Berishës i marri mbi 2 hektar tokë pjellore në emër të, „Vishakut“ (Tericave). Këto dy familje në Lagjen Cakaj-Mirosalë qëndruan deri në vitin 1943 ku nga presioni i ballistit, Hajriz Cakaj-Berisha, dhe kusherinjve Halim Sadik Berisha e Behxhet Halit Berisha, kolonët u detyruan të shpëngulen dhe të vendosën në fshatin „Skuliq“, sot Pojata e Ulët. Në pasunin e familjeve Shala në lagjet-Shorraj dhe Dodaj të fshatit Mirosalë vendosen edhe 13 familje kolonësh. Kolonë në lagjën Shorraj dhe Dodaj në pasurinë e tyre private ishin ngulitur 13-të familje serbo-malazeze. Kolonët me 16-të shtëpi ishin ngulitur në fshatin Mirosalë në vitin 1924.
Në fshatin Mirosalë u vendosën këto familje kolonizatorë nga Mali i Zi: Vishnjeviq Radomir, Vishnjeviq Shpiro, Vishnjeviq Velo.
Nga Serbia: Aleksiq Petar, Kërstiq Dragomir, Kërstiq Vllajko, Joviçiq Atanas, Peshiq Aleksa, Peshiq Nedelko, Peshiq Stojko, Peshiq Stojan, Peshiq Vasko, Petkoviq Lubomir, Stajiq Stanoje, Stojan Stojan dhe, Stoilkoviq Dobrivoje…
Duhet theksuar se Peshiqtë shpërngulen në Pojatën e Ultë ish „Skuliqtë“.
Disa familje tjera nga Mirosala shpërngulen në (Tankosiq) sot quhet fshati Dardani dhe në fshatin Pozheran të Vitisë. Nga viti 1981 deri në 1999 ishte vetëm një familje Kërstiq Milivoje, ku në vitin 2001 serbët e vrasin sepse ishte punësuar në komunën e Vitisë dhe identifikohej para popullatës së Vitisë me emrin Milazim.
Shenimet janë marrë nga Dr. Millovan Obradoviq, Agrarna Reforma i Kolonizacija na Kosovu (1918-1941). Prishtinë,1981. faqe 339-344.
Kolonizatorë nga lagjja Cakaj u larguan në vitin 1943, për të mos u kthyer më Kurrë.
Hajriz Hajdin Berisha nën komandën e Hysen Terpezës mori pjesë në luftën e Ferizajt kundër forcave partizano-çetnike të serbo-komunistëve sllavëve. Hajriz Hajdin Berisha ishte veprues në Organizatën e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-së), por që atdhetari Hajriz Berisha u detyrua të internohet, me grupin e atdhetarit nën udhëheqjen e Hysen Tëpezës në Greqi, e pastaj internohët në qytetin e Mynihut në Gjermani, i cili ndërron jetë në vitin 1968, ku edhe varroset në Mynih.
Hajriz Hajdin Berisha-Cakaj ishe i martuar me Hajrien, vajzën e Cen Kasapit nga Gjakova, i cili kishte ndërruar vend për të jetuar në Ferizaj, pra ishte familje e pasur e ardhur nga Gjakova në Ferizaj. Atdhetari Hajriz Berisha kishte dy djem: Shefqetin tashmë i ndjerë dhe Avdushin të ndjerë, që tani Hajrizi ka tre nipa: Muharremin, Naserin dhe Bashkimin dhe dy mbesa: Shehriden dhe Lumën si dhe shumë pasardhës të tjerë të cilët punojnë dhe veprojnë në shumë vende evropiane.
Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit Hajriz Hajdin Berishës dhe të gjithë atdhetarëve që vepruan për lirinë e atdheut.

















