Aguliçja lulja e parë e pranverës, ushqim bio

Agulicja ( lat. primula) lulja e parë e pranverës, përdoret kundër të ftohurit si nxitës në nxjerrjen e gëlbazes nga rrugët e frymëmarjes, kundër bronkiteve akute e kronike.

Duke përzier disa lloje të ndryshme bimësh mund të përgatisni sallatë që lë për të deshiruar.

Për lexuesit tanë po ndajmë një recetë me përbëres natyral të cilen e kemi emërtuar “Sallatë aguliceje”!

Bimët për përgatitjen e kësaj sallatë janë mbledhur në lartësinë mbidetare 1.100 metra tek vendi i quajtur Hirschberg, Kanton-i Appenzell.

Sallata ka këto përbërës:
1. Radhiqe
2. Hudhër ariu
3. Agulice
4. Qepë të njoma
5. Vaj ulliri Bio extra virgin
6. Vaj i farave të kungullit Bio
7. Piper i zi
8. Uthull mollave të egra Bio                                                                                  9.Kripë                                                                                                                  Mund të shoqeroni me çaj, një gotë verë apo ndonje lëng. Ju bëftë mirë!

Agulicja në shtetet perëndimore përdoret kundër sëmundjeve të organeve të frymëmarrjes, dhimbjes së fytit dhe sidomos përferohet për këngëtarët për ruajtjen e zërit.

Nga kjo bimë gjithashtu prodhohen edhe bonbone shumë joshëse për çdo individ.

Agulicja në perëndim është e mbrojtur me ligj, prandaj kujdes nëse jeni në kontakt me këtë lloj bimë.

Kurse, tek ne kohëve të fundit është duke i mbledhur pa kritere dhe ka mundësi që në një të ardhme të afërt ta zhdukim këtë pasuri kombëtare, ngaqë Agulicja shqiptare është shumë e kërkuar në perëndim për faktin se është shumë kualitative.

 

(Foto të realizuara nga Shenasi Aliu)