Nga Ornela Radovicka, Qendra e studimeve mbi gjuhën dhe kulturën Arbëreshe A. Bellusci
Po ecja në drejtimin për të shkuar tek shtëpia e At Belluscit. Ishte mëngjes dhe bënte një vapë e nxehtë. Ndodhesha në ato momente pranë “Qendrës së lojrave të moshës së tretë”, ku çdo ditë ata që i përkasin kësaj moshe mblidhen dhe kalojnë kohën së bashku.
Shohë një “burim” uji dhe freskohem.
Ngreh kokën dhe shohë nën hije një zotëri i thyer në moshë ulur në stol. Bëjë dy hapa përpara dhe e pyes nëse mund të ulesha pranë për të pushuar e marrë frymë për të vazhduar rrugën. Zakonisht pushoj fizikisht, por jo mëndërisht, dhe nis e bisedoj, për jetën në Katund. Nuk kishin kaluar as pesë minuta kur shohë Z. Katerina Aducci, Përgjegjëse mbi kulturën dhe gjuhën arbëreshe e cila, ndërsa po afrohej të më pëshëndeste iu drejtua Zotërisë në fjalë . „A i the kësaj gruaje që ti ke veshur me kostum arbëresh gjithë këto vajza e gra të Frasnitës?“. Më mjaftoi kjo fjalë dhe pasi përshëndetem me Z. Adducci nis intervistën me Zotërinë në fjalë.
- Si e keni emrin?
- Gennaro Donato, dhe jam lindur në 1 Korrik 1935- përgjigjet ai me një ton të butë e të një njeriu të mënçur
- Jeni arbëresh?- vazhoi unë
- Po!
- A e dini gjuhën arbereshe ?
- Si nuk e dimë. Na fjasim gjuhën tonë edhe në familje.
- Ç’mund të më thash për zanatin tuaj si rrobaqepës i kostumeve arbëreshe?
- Besoj se i dini kostumet?
Unë fillova të mësoj zanatin në tre “Botega” që ishin në atë kohë. Që të tre në atë kohë ishin burra, dhe unë u vendosa pranë një rrobaqepësi Francesco Ferrari. Ishte një rrobaqeps i zoti.
Për herë të parë e kam bërë një kostum të nisur dhe përfunduar në vitet 1957. Materialin e merrnim në Napoli. Shkonim në Spixanë dhe prej andej merrnim trenin dhe shkonim në Napoli.
Copa tesuti që përdorim për të bërë kostumin gala janë; pëlhura të pasura, saten dhe mëndafsh me ngjyra shumë të ndritshme, të qëndisur me fije ari dhe argjendi të dukshëm. Modelin për të qepur fustanin e merrnim nga ato kostumet më antike. Kishim si model një fustan
Gjatë kësaj bisede pata rastin të përballohesh me ato të dhëna që Katerina Bellusci më kishte dhënë dhe e i kisha publikuar tek Libri Antroposifia Arbëreshe, publikuar nga shtëpia Koliqi në Prishtinë.
Por le të kethehemi te kostumi i Frasnitës dhe të flasim për pjesët e tij
Kostumi i Frasnitës , përbëhet nga një fund i gjatë prej mëndafshi të pastër në një ngjyrë të kuqe ose blu , ku në pjesën e ka një laminë e qendisur me ar. Nga të dy skajet ka dy lidhëse mëndafshi të lidhura pas shpinës, të mbajtura nga dy rripa të së njëjtës pëlhurë që ka pjesa e poshtëme e fundit, me tehe me stoli të gjera 5 cm që zbresin te supet dhe te rripi ku pjesa e jashtme ka një vrimë butoni që favorizon kalimin e shiritave të mëndafshit. Kostumet antike janë të qendisura me motive degë, por edhe me motive lule dhe zogj, më vonë zakoni i qëndisjes së pjesës së poshtëme të fundit mori përpjestime më të gjera, me fije, e cila përfaqësonte edhe klasën sociale.
Elementët e Kostumit të Frasnitës.
Linja, përbëhet nga pëlhurë e hollë ku penjtë e thurjes janë 30×30. Për të bërë linjën duheshin rreth dy metra e gjysëm pëlhurë. Nga qafa\xerku deri në fund është 97 cm. Linja në pjesën e fundit është e gjerë 85 cm. Në pjesën e përparme është e çarë deri tek gjoksi 30 cm dhe është në formë trekëndëshe. Këmisha e bardhë e cila mund të jetë pëlhurë ose lino, dhe dekolte të hapur. Mëngët e linjës janë të gjata 39 cm, deri sa të prekin duart, dhe e hapur 5 cm.
Pulset, janë të ndara dhe nga 4cm dhe të hapura nga brënda. Pjesa që u vendoset lart pulseve dhe krijon marshetin janë nga 2 cm .
Linja duhet të jetë e gjatë deri në gjunjë. Tek pjesa e supit është me rrudha dhe palosjet 3, 50 cm. Tek mënga në pjesën e sqetullës shtojmë një copë 8×8 që e quajmë vardhaqi që të qëndrojë mënga e gjerë. Tek linja vendosim edhe qindet\kinde që tek pjesa e mesit të marri formë të ngushtë, ndërsa posht të vijë e gjerë.
Linja e veshjes gala është e zbukuruar edhe me me dantella (mburleti), e cila është e gjatë 45 cm dhe 40 cm e gjerë të punuar me grep, por edhe e qëndisur, dhe duhej të dukej e qendisura. Arbëreshet e Frasnitës kur është përjasht nuk duhet të ngrinte mëngët e linjës se ishte turp.
Linja e përditshmja
Linjë\këmisha ishte pëlhurë, ishte e trashë, përdorej kur gruaja shkonte tek vreshtat. Mëngët ishin pa maresheta.
Betini, është në formën e një drejtëkëndëshi, krijuar me mëndafsh, dhe ka si qëllim të mbulojë pjesën e gjoksit, mund të edhe i qendisur.
Sutanjel-i, ka dy lloji i vogël dhe i madh. Sutanjeli i vogël nuk punohet në argali, dhe petku blihet ndërsa Sutanjeli i madhi bëhet në argali .
Sutanjeli i madh ka përmasa më të mëdha se sutanjeli i vogël.
Sutanjeli është një fund i përbër me pambuk dhe vishet mbi Linja. Sutanjeli endet në argali si pëlhura dhe për të krijuar atë duheshun 5 ose 6 metra. Endset i bëjnë me ngjyrë të bardhë, të kuqe dhe bojëqelli.
Sutanjeli i vogël është i endur me kukult, por bëhet edhe me petkë\copë\ tesutë të blerë me katrorë ose me motive të ndryshme. Sutanieli i vogël është i qepur gjithë rrudha, Është i shkurtër dhe arrin nën një metër, dhe arrin tek pulpa e këmbës.
Sutanjeli i vogël është i qepur me pala pala dhe është me bretelle. Jo të gjitha gratë vishnin sutanjelin, e mbanin ato gra që kishën mesin e hollë. Bretellat janë të gjata 35cm. Gjalmi\ rripi lidhet tek mesi përpara. Sutanjeli është i gjatë 75 cm. Nga mesi prapa është i gjatë 44 cm dhe pjesa përpara 30
Sutanjeli i madh. Ai është i gjatë 76 cm. Tek mesi është 50 cm. Pala përpara te mesi 42cm,bretellet janë të larta 48 cm . në fund është e gjerë 2 metra për 2 metra. Ngjyra është e kuqe ose e verdhë Pjesa e qemerit bëhet me pëlhure të fortë . Sutanieli është i ndarë në pjesë dhe çdo pjesë është 45 cm i gjatë dhe 3 cm i gjerë. Gjithë petku\ tesuti që mblidhet te mesi është 45cm x3 cm , bëhen 1 metër e 35 cm. Pjesa e riçit\ rrudhave është 15 cm dhe i shtohet sutanjelit.
Sutanjeli është i verdh dhe i kuq . Në anë të majtë ku ka kushallin, xhepi gjendet një gjalmer\ një rrip i cili shërben për të lidhur mesin sa e do. Ngjyrat e sutanjelit është verdhë dhe e kuqe.
Mesi shërben për të qëndruar kamizolla bukur, dhe nga ana e majtë ka një gjalmë të cilën e shtrëngon sa e do.
Scola, është si një gravatë, e cila aplikohet në pjesën e përparme të gjoksit të dekoltesë, e kapur me një spilë ( mbërdhesë zbukurimi). Aplikohen qëndisur me motiv floreale, me lule me degë, pika, me 13 lule, agrifoglio, ndonjëherë qendiset ose ndonjë zambak
Kamisolla, është një fund i gjatë, ngjyrë rozë ciklamine, ose e kuqe. Pala e përparme është e gjatë 75 cm, kamizolla ka 7 palë. Nëse bëjmë një llogari 7×75, ajo është e gjerë 5,metra e 25 cm. Tek mesi kamizolla ka krispat\rrudhat të gjëra 56 cm dhe të gjata 2 cm. Petku i cili mban krispat është i gjatë 6 cm. Kamizolla ka 41 krispa dhe mbi krismat vihet çendurini\ rripi që është i gjatë 75 cm dhe i gjerë 8 cm. Tek pjesa e barkut është e gjerë 28 cm, është gjith pala dhe ka një kapsholl\ kapistër\rrip të zezë. Në anë kamizolla ka një të ndarë 16 cm. Kamizolla më e vjetër është ngjyrë koçinini\ ngjyrë shegë. Gratë ku martohen, ngrejnë disi Cohën që të duket kamisolla e kuqe
Kamizolla gala është mëndafsh i pastër, me shumë pala të holla, e qendisur me fije ari, në fund me një shtresë të gjerë “ gallone” të artë të qendisur me dorë. Ngrihet pak në pjesën e sipërme dhe është shenjë e grave të martuara.
Gratë e martuara dhe vajzat kur veshin kamozollën rrazi\ akllas vendosin
– Betinin\ një pecetë\ shami, e barddhë, që vendos për të mbuluar gjoksin dhe është e qendisur me lule
– Linjën e bardhë qendisur turlli \ tyl dhe e çarë prapa
– Scolën e bardhë qendisur me lule bojqelli
– Xhipunin llastri ngyrë bojqelli, me galon të artë të qendisur ose jo të qendisur te mëngët me lule ari
Kamizolla razi\akllas është e qindisur me dorë. Lulet janë me katër gjetheje. Një kamizoll ka katër ose pesë fillel filt, \ rreshta me fije të qendisura me lule ari
Tek kamizolla rrazi janë 138 lule të qendisura. Qendisjet janë të vështira. Për të bërë një lule duhet pothuajse një gjysëm ore.
Kamizolla e kukult janë ngjyrë rozë, dhe kanë o një shirt të verdhë o të zi. Me këtë kamizoll vishet xhupini i zi kastor me laminën e art, dhe qendisur te mëngët, lule katërgjethshe ose me zogj.
Coha, është e ngjashmë si veshja e statujave greco-romane. Eshtë një fund që vendoset mbi Camizollën dhe shtrëngohet tek mes, pjesa e prapme ka shumë. Është shumë e gjerë dhe shkon deri tek thembra e këmbëve. Kapet nga mesi e poshtë dhe bëhet si një këmborë. Coha ngrihet disi nga ana e përparme dhe mbërthehet nga anët. Coha e Frasnitës ka gjithmonë ngjyrën e kaltër. Pjesa e përparme e saj është 88 cm e gjatë dhe ndarja që fillon është 17 cm e gjatë. Në fund të saj është shiriti\galoni me flori. Coha vishej në këto raste: kur vendosje kurore, të martën kur vinte e jëma , të djelën kur vihej në kishë, në festa dhe ditën kur nusja hiqte vallen në vitin e parë të martesës. Coha ishte plot lastri floriri, simbol për të qenë e begatë e mbarësi. Sot gratë në Frasnitë e veshin ditë feste.
Xhipuni llambadhori, o llastri- është e ngjashme me një figaro bolero dhe në ngjyrë të kaltër. Pjesa e prapme dhe pjesa e mbrapme, si edhe tek pjesa e pulsit janë të pasura me “ gallone\ laminuar me ar. Xhipuni është e gjatë deri në brezin e cohës dhe mbulon shpatullat dhe shpinën. Mëngët kanë qëndisje shumë të holla prej ari që kujtojnë motive lulesh ose astrale.
Në veshjen arbëreshe gjenden disa lloji xhipunësh
a-Xhipuni llambadhor, ka ngjyrë bojqelli. Shtresa lamin\galuni tek pjesa e pulsit është e gjerë 9 cm. Tek pjesa e shpinës janë tre “galune”. Gjatësia e galunit në të dy anët janë të gjatë 22cm, ndërsa në mes 25 cm. Mbi shpinë, në të dy shpatullat galuni është i gjatë 4 cm. Xhipuni duhet të qëndrojë hapur mbi linjën që të duket mburrleti i linjës. Tek mëngët, në pjesën e sipërme, janë të qendisura me karafila, e penjë ari. Pjesa e poshtme e xhipunit, qendiset galuni
b-Xhipuni i madh, ndryshe i themi llastri o kastori në ngjyrë bojëqelli. Tek pjesa e pulseve, dhe tek shpatulla qepen galune ari të blera. Mëngët i qendisim shumë lule ari
c-Xhipuni i zi rrazi me arë ngjyrë kafe, pjesa prapa dhe tek pulset që “ tunden” po në ngjyrë kafe. Fijet ari ngjyrë afe bliheshin dhe viheshin tre fijesh.
d-Xhipuni me kuralazi \ gurë të çmuar zi. Petku është rrazi\ akllas i blerë i zi, pulset janë blu të errta. Përsëri janë tre fijet me kuralez të blerë dhe vendosen që nga kreu i qafës, dhe derdhen mbi shpinë gjithë me kuralaz.
Xhipuni me kuralaz vendosej kur gruaja shkonte dhe bënte ndonjë mbashat\ jepte sihariq. Fodhren\ astarin e ka ngjyrë të verdhë, të ti e të bardh me kuadrata. Edhe mëngët kanë astar. Xhipuni para dhe prapa është i gjerë 56 cm, nga shpina deri tek qafa i gjatë është i gjatë 29 cm ndërsa nga ana përpara është i lart 31 cm. Pjesa e hapur mbrapa është 15 cm, ndërsa nga pjesa e përparme është 35 cm. Mëngët janë të gjëra 50 cm, pjesa e velluti\ kadifes së prerë që vihet mbi katifen është 5 cm..
Përse masat janë lartësi e gjerësi e jo gjatësi e gjerësi
Xhipuni kadife e zezë, me pulset jeshil të errët, si dhe xhipuni kastor, i cila qendiset dhe vishet me rastin e valleve. Xhipuni kastor i zi i Llines Ferrari është i lart 32cm, ndërsa lartësia nga pjesa e qafës është 23 cm, pjesa e qafës është 9 cm, hapja përpara është 23 cm, galuni në pjesën e prapme tek shpina është i lart 10 cm e i gjerë 13 cm .
Galuni te pulsi është i gjerë 10 cm. Krahët janë të qendisur me ar dhe me lule:degë\kërcelli me lule. Për xhupinin duhet një metër e gjysëm petka\rrobë\ copë.
Kostumi arbëresh që vishnin burrat Pjelzat, mbi këmishën, vendosin një xhille\ jelek i kuq,\xhipun, pa mëng, i bërë me kadife dhe i qendisur nga gratë me fije ari
Këze- a- Është kurora e martesës . Keza, diadema në formë guaske, është e qëndisur me fije ari dhe argjendi.
Lidhet me shirita mëndafshi dhe kadifeje. Qendisja është me motiv lulesh.Këza është e gjatë 10, 11, 13 cm dhe e gjerë 6, 8 10 cm. Ana e brëndëshme e këzes është e lart 1, 2, 3, 50 cm. Kapurriqi\ pjesa e çaçkës e kokës të Këzes është i gjatë 2,5, 7cm. Gjalmi i kuq që lidhin flokët me këzen si nga njëra anë dhe tjetra çshtç e gjatë, 55 cm
Skamandili, turli– Është pjesa e vellos, në tyl e cila vendoset në raste martesash. Vello me tyl Për të mbuluar flokët e gjata të grave, të mbledhura me kujdes, kemi Vellon (Velli) në tyl të bardhë, të qëndisur tërësisht me dorë, gjelza, e me vëraz\ vrimëz kondonxhin\ kontorno me lule.
Skamandili është i gjatë 95 cm e i gjerë 80 cm. Teknika e qendisjes është me lakthe\lak me kordonet. Në këndet e skamandillit janë të qendisur tre gjelza, dhe gjithë hapsira mbushur plot me zogj. Njëra nga këndet është e gjat 60 cm.
Skandamili turlli e vendos nusja ditën e martë kur shkon tek e ëma pa ditës së martesës. Vendosej edhe kur vendoste kuror motra ose i vëllai. Skamandili vihet në kokë në formë trekëndëshe. Një pjesë bie prapa dhe dy anash.
Mbësalla trullit
Cinturini\brezi. Gratë arbëreshe Frasnjote nuk kishin, brez, por çinturini, dmth një brez petku që vihet përbrënda me bretellet për të mbajtur brezin drejt.
Veshjet e gjysëm feste
Veshja gjysmë feste, një veshje disi më pak e çmuar se ajo gala, por ende shumë e zbukuruar dhe e rafinuar.
Kostumi “Mezzafesta”, përbëhet nga të njëjtat pjesë si kostumi gala, por ndryshon në cilësinë e pëlhurave dhe më pak qëndisje ari.
Xhupini është shumë e ngjashme, por është i errët dhe në kastor (në të vërtetë quhet „Xhipuni Kastori“): është e punuar në fletë ari në kyçet dhe shpatullat.
Kamizolla është me material lesh (Kukula), ngjyrë të kuqe ose vjollce, i zbukuruar në pjesën e fundit me dy shirita sateni jeshil (versioni i vjetër) ose me një shirit të vetëm i gjerë.
Coha- fundi është në ngjyrë shege, mëndafshi punin në telaj, “kukule”Kostumi grave u ruajt- thotë Rina- ndërsa ai i burrave nuk dimë, se deri kur mbi jetoi. Mendoj se nëse veshja tradicionale femërore është ruajtur mirë, nuk mund të jetë ose të thuash të njëjtën gjë për kostumin e burrave, i cili menjëherë ra në përdorim. Arsyet e humbjes së specifikës së saj ose të asimilimit të saj në zakonet e vërteta shqiptare ose rajonale qëndrojnë në faktin se transmetimi i vlerave, i njohurive të tilla si gjuha dhe i traditave arbëreshe siç janë zakonet, u është besuar gjithnjë figurave femërore.
Kostumi i zisë
Ky kostum përbëhej nga këta element:
Linjë-a këmisha e gjatë
Coha për zi- një fund bojëqelli, me shirita dhe breza të gjerë
Coha e zezë, përdoret për periudhë zie- një fund i zi, i qendisur me të zezë.
Xhipuni- xhaketë e zezë, e thjeshtë dhe pa shumë qendisje
Kallcietët- çorapet e bardha të konfeksionuara me fije ari ose leshi.
Në ditë feste, ndërsa dielli është duke perënduar dhe fundoset në shpatet e Pollinit, këto gra e vajza arbërore, me kostumet e tyre gjithë ar ndriçojnë si shtojzavalle kur dalin nga shpellat e shekullore. Nërsa përshkojnë ngushticat e gjitonisë, ato duken sikur mbajnë mbi shpinë mijëra yje.
Zoti Donato, ishte nga ata arbëreshët Fisnik, të cilët dinë të komunikojnë me gjuhën e shpirtit që nuk u ndal vetëm tek rrëfimi i kostumit por edhe tek ajo pjesë sociale e atyre viteve, ku gratë deri në vitin 1950-1955 nuk njihnin veshje tjetër në atë kohë pëveç fundit dhe këmishës që ishin për të katërtat raste: fest, gjysëm feste, të përditshme dhe ato të zisë .
- Po sot a ka rrobaqepës.?- pyes unë
- Sot me sa di di unë ka rrobaqepse, dhe janë të gjitha gra.
- Sa mund të kushtoj një qepje kostumi?
- Sot nuk e di por në atë vite kur punoja unë kushtonte shumë fare, sepse të qepje një kostum ishte shumë impegnativ, se do të rrije për çdo pal me metër në dorë, e nuk duhet të lëvizej milimetri.
Falenderoj Zotin Gennaro, për këto informacione kaq të rëndësishme























