Tavë turli
Kjo tavë është njëra nga më të vjetrat që shqiptarët tradicionalisht kanë gatuar në vite. E pasur me plot vitamin, donë kohë për tu zier, por që përgatitet fare lehtë.
Përbërësit që iu nevojiten për përgatitjen e kësaj tave janë:
500 gr mish viqi
3 qepë
3 thelpinjë hudhre
2 domate
2 patëllxhana
4 speca të gjelbër
Kripë
Piper I kuq dhe I zi
Erëza
Mënyra e përgatitjes:
Së pari grimë imët qepën dhe hudhrën dhe i fërgojmë në vaj derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë të artë. Pastaj ia shtojmë mishin dhe i lëmë për pak sa të ndërrojë ngjyrë. Pastaj i shtojmë patëllxhanat e zit ë prerë imët, specat dhe i lëmë të fërgohën. I shtojmë kripë, piperin e zi dhe atë të kuq, erëzat dhe në fund domatet e qëruara dhe të grira imët. Përziejmë mirë e mirë, e mbulojmë më ujë dhe e lëmë të ziejë. Në fund fare, e hedhim në tavë dhe e fusim në furrë. Në furrë e lëmë të qëndrojë derisa të nxë kore sipër dhe të skuqet.























