Qofte me kërpudha të shoqëruara me oriz
Përbërësit që iu nevojiten për përgatitjen e kësaj recete janë:
400gr mish i bluar
1 qepë
2 karrota
2 feta buke e ftohtë
3 thelpinjë hudhre
1 tufë majdanoz
1 ve
Kripë dhe piper i zi
300gr kërpudha
4 lugë miell
50 gr gjalpë
100ml sos domatesh
Ujë
1 gotë oriz
Mënyra e përgatitjes:
Së pari e vëmë orizin të ziejë. Një gotë oriz e pastrojmë fillimisht në ujë të rrjedhshëm dhe e hedhim në tiganin me vaj për ta fërguar pak. Pastaj ia shtojmë 2 gota ujë, kripë, e përziejmë dhe e lëmë të ziejë në tëmpëraturë pak më të ulët derisa të shterret uji tërësisht.
Ndërkohë që e lëmë orizin të ziejë, përgatisim qoftet. Në një enë të thellë shtojmë mishin e bluar, qepën e grirë imët, karrotën e grirë, vezën, hudhrën, bukën e thërrmuar imët, majdanozin e grirë imët, kripë dhe piperin dhe masën e përziejmë me dorë mirë derisa të jetë një masë homogjene. Pastaj nga kjo masë formojmë topa të cilët i hedhim në tiganin me vaj për ti pjekur. Pjekim mirë qoftet dhe pasi të jenë gati, i heqim nga tigani, ndërsa në të njejtin shtojmë kërpudhat e grira. I fërgojmë edhe ato, pasi të jenë gati i largojmë nga tigani i vendosim në një pijatë dhe në të njejtin tigan shtojmë 4 lugë miell dhe 50gr gjalp dhe 1 lugë caji piper të kuq dhe i përziejmë derisa mielli të fillojë të lëshojë aromën. Pastaj i shtojmë ujë të nxehtë dhe përziejmë vazhdimisht që të mos formohen kokërrza. Shtojmë ujë në mënyrë që masa të mos mbetet e trashë dhe i shtojmë gjithashtu edhe sosin e domatesh. Në të njejtin vend shtojmë qoftet dhe kërpudhat, përziejmë dhe mbulojmë me kap. Këtë e kemi gati. E servojmë në pijatë të shoqëruar me oriz të bardhë të zier.


























