Në Zhegër, tubim madhështor në nderim të jetës dhe veprës së hero Agim Ramadanit

 

Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Agimit 2022”, që ndërlidhet me ditëlindjen e heroit, pas një varg manifestimesh në fusha të ndryshme të kulturës e sportit, sot në prani të ish-luftarakëve të Frontit të Koshares, në krye me komandantin Rrustem Berisha si dhe mijëra qytetarë të Ana Moravës e më gjerë, përmes një programi kulmor kulturor përkujtuan veprën e heroit dhe sakrificën e popullit shqiptarë për liri e pavarësi.- Të pranishmit i përshëndetën kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, nën patronimin e të cilit u mbajt ky manifestim, Xhafer Gashit, njërit nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Hero Agimit dhe në emër të familjes përshëndeti zonja Shukrije Ramadani, bashkëshortja e hero Agim Ramadanit.  

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Për tri ditë rresht nga 1-3 Maj 202, në vendlindjen e Heroit Agim Ramadani në Zhegër, pas një pauze dyvjeçare shkaku i pandemisë sërish u organizua dy viteve pushim 2020 dhe Manifestimi Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit 2022″, me një agjendë shumë të ngjeshur, filluar me një maj me një Turnir Memorial në Futboll të vogël me moton ” Edhe me Sport e Kujtojmë Agimin, ku morën pjesë me dhjetëra e dhjetëra ekipe nga Kosova, Kosova Lindore dhe Maqedonia e Veriut. Pastaj aktiviteti u përshkua me një Flakadan nga varri i Idriz Seferit deri te sheshi Agim Ramadani në shenjë përkujtimi të 114 dëshmorëve të rënë në Koshare gjatë luftës 1999.

Ndërsa me 3 Maj 2022,  Muza e Agimit iu kushtua një ore të madhe poetike ku punimet e tyre i lexuan me dhjetëra krijues nga Kosova, Kosova Lindore, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e cila u kurorëzua me shpërblime përkatëse. Ndërkohë pati edhe aktivitetet të tjera rekreative -sportive, për të kulmuar me Tubimin Qendror “I Këndojmë Agimit” me pjesëmarrjen e këngëtarëve të estradës dhe ansambleve muzikore.

Në këtë manifestim ku mbërrinin pjesë disa mijëra qytetarë, si dhe dhe komandantët e Fronit të Koshares në krye Rrustem Berishën, ish komandant i brigadës “138 Agim Ramadani”,  përshëndetën kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, nën patronimin e të cilit u mbajt ky manifestim, si dhe Xhafer Gashit, njërit nga shokët më të ngushtë të luftës së Hero Agim Ramadanit, aktualisht kryetar i komunës së Obliqit, ndërsa në emër të familjes përshëndeti dhe falënderoi zonja Shukrije Ramadani, bashkëshortja e hero Agim Ramadanit. Më pastaj artistët e estradës dhe grupet artistike shfaqën një program shumë mbresëlënës me këngë e valle, meqë rast moment i veçant emocional ishte kur në skenë foli këngëtarja e Edona Llaloshi, e cili iu afrua zonjës Shukrije duke kërkuar nga ajo që ta shoqëroi për një çast gjatë këndimit, moment ky që solli mjaft emocione tek të pranishmit e shumtë në këtë tubim madhështor sa përkujtimor aq edhe kulturor.

Manifestimi “Ditët e Agimit 2022”, u përmbyllën me një ekspozitë Postmortum, në Galerinë e Arteve të Gjilanit, ku u ekspozuan punimet artistike, piktura të Agim Ramadanit, disa nga të cilat u shfaqën për herë të parë edhe si dëshmi e figurës poliedrike të vet heroit Agim Ramadani i cili krahas se një luftëtar fronti e strategu ushtarak ishte edhe një poet e poet i denjë për respekt.