Omëletë me spinaq, djathë dhe petë të gatshme

Omëletë me spinaq, djathë dhe petë të gatshme.

Per nje person nevojiten 2 ve, gjysem gote qumësht, 2 lugë djathë i butë ose gjizë, një grusht spinaq dhe një shirit i petëve te gatshme.

Së pari i rrahim vezët me qumësht, i shtojmë djathin, spinaqin e ngrirë si dhe petën e gatshme e prejmë në shirita. Të gjitha këto i përziejmë, i hedhim kripë dhe erëza sipas dëshirës dhe e pjekim në fërtere të lyer me vaj ulliri. Sipas dëshirës, mund ti shtojmë sipër domate të prera apo edhe kos.