Pogaqe të vogla të shoqëruara me ajvar të shtëpisë, djathë dhe sallatë.
Përbërësit për pogaqet:
- 100ml qumësht i vakët
- 50 ml ujë
- 125gr margarinë e shkrirë
- 1 lugë gjelle maja
- 1 lugë e vogël kripë dhe sheqer
Formojmë brumin dhe e lëmë të pushojë në një vend të ngrohtë derisa të dyfishohet. Pasi brumi të jetë gati i ndajmë në kuleqë të vegjel ( rreth 18 copa), të cilët i t’hollojmë, i lyejmë me margarinë të shkrirë dhe i prejmë me thikë në mes, por pa i prerë qoshet e petës. Petën e mbështjellim dhe i japim formë të rrumbullakët.
I lëmë të qëndrojnë edhe për pak minuta, ndërkohë që ndezim furrën të ngrohet. Para se ti fusim në furrë i lyejmë me të kuq të vezës dhe i hedhim susam sipër.























