Blerim Rrecaj: VEGËZA REALMAGJIKE

Loja e qiellit

Derisa bedgmington luajnë dy fëmijë
Qielli ua rrëmben topin e bë diell të tij

Diçka nga deti

Valë tjetër e rrëmbyeshme t’ia marr do
Vogëlushit që në duar e mban këtë top

Paragllajdisti mbi pallat

Ne pijmë kafe në këtë restoran
Dikujt i kanë dalë krahët e po fluturon matanë

Natë prishtinase

Një “saç” satelitor ngjyrëdiell
Ëmbël buzëqesh

Përrallë e vërtetë

Derisa e thyeja një arrë
Mes darëve hyri dielli me dhëmbë

Harabeli mbi pllakë mermeri

As mua mendja nuk ma merr
Se ky harabel e hëngri një copë mermer

Dy mjellma

Një mjellmë e vetme në bregliqen
Një mjellmë gjigande vetëm në qiell

Lule në shi

Ua kam zili
Luleve në shi