2) NATA MË E GJATË MES 25 E 26 MARSIT 1981 – KUR U NDAN DY EPOKA HISTORIKE!

Abdullah Prapashtica, Kujtime në disa vazhdime, Pjesa e dytë

Nuk e pata të lehtë të marr vendim për të shkruar këto kujtime për NATËN E GJATË të para 36 viteve.

Jo vetëm pse mundet që të kem harrua ndonjë detal, por edhe pse nuk po di ku te ia filloi. Me fol për 26 marsin1981 pa fole për rrjedhat qe e sollën atë është tepër e mangët! Nëse nisem më herët del shkrimi tepër i gjatë.

Prandaj u përcaktova për fillim të këtij shkrimi me ngjarjet nga 10 dhjetori 1980 kur në Byronë Politike të Udhëheqjes së PKMLSHJ u mor vendimi mbi Organizimin të Demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës së tërësishme!

Kishin kalua disa vite nga kur PKMLSHJ kishte fillua të vepronte! Ndërtimi saj i brendshëm kishte arritur momentin kur mundet të kalohej në veprim. Në ketë shkrim do të kufizohem vetëm në detaje kryesore e jo në përshkrimin e tëra ngjarjeve!

SJELLJA E AZEM VLLASIT PAS PROTESTËS STUDENTORE TË 11 MARSIT 1981?

Pas arrestimeve masive pas vizitës së fundit të Titos në Kosovë më 16 tetor 1979 (jo rastësisht në ditëlindjen e Enver Hoxhës), kur u burgosën rreth 800 veta, nga mesi i 1980 para gjyqeve jugosllave (me gjykatës shqipfolës) u dënuan 51 veta për kundërvajtje dhe 8 veta për vepra penale!

E përmend ky detaj, sepse pas gjykimeve nga Tirana zyrtare erdhi një reagim ku ndër të tjera thuhej: „..Shqipëria kërkon respektimin e të drejtave te shqiptarëve në Jugosllavi që ju garantohen me Kushtetutë…“!

Për ne kjo ishte porosi e qartë se Shqipëria nuk mbështet forcat e ilegales që vepronin për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sepse vet nuk është gatshme që të hyn në një konflikt që mund të prodhonte kjo lëvizje!

Kjo na forcoi bindjen se Platforma e Organizatës ton PKMLSHJ për krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës së tërësishme është rruga që duhet ndjekur deri në realizimin e saj!

Nga prizma e rendit politik e juridik te ish RSFJ kjo kërkesë nuk vinte në kundërshtim me Sistemin, Politikën dhe me Ligjet në fuqi! Në parimet juridike thuhet se askush nuk mundet të përgjigjet para Ligjit për vepra që kur kanë ndodhur nuk kanë qenë të parapara me Ligje në fuqi si vepra të jashtëligjshme!

Kërkesa për Republike ishte e tille, sepse nuk kishte mundësi që Republika për dike të ishte drejte e për dike e ndaluar. Ligji këtë nuk e trajtonte si te tillë. Prandaj ne vepronim gati gjysme legalisht! Për këto arsye ne kishim iniciua aksione propagandistike gjatë këtyre viteve që të flitet se me shumë pse nuk është Kosova Republikë, për përgatitjen psikologjike të masave për këtë kërkesë!

Erdhi edhe 11 marsi 1981!

Ditë e bukur e me diell e pranverës së hershme të vitit 1981!

Në mbrëmje rreth orës 19.00, për shkak të ushqimit të dobët dhe për shkak të parregullsive tjera në ambientet studentore, shpërtheu spontanisht revolta në Mensën e Studentëve.

Kjo nuk ishte protesta e parë, sepse kishin ndodh edhe disa të tjera në Qendrën Studentëve e në ambientet tjera studentore! Por, ishte e para që studentet dolën në rrugë ashtu si ishin bashkë, pavarësisht nga përkatësia nacionale!

Parulla me e dëgjueshme ishte “KUSHTE – KUSHTE” !

Me që isha bartës i Resorit të SHSSH (Shërbimit të Sigurimit Shtetëror)  për Universitetin, shkova në zyrën time dhe morra në telefon e bisedova me Drejtorin e Drejtorisë të Regjionit të Prishtinës për SHSSH, Hasan Mehmetin. Ai kërkoi nga unë që të njoftoi personalisht Kryetarin e LKJ-së për Prishtinën, Asllan Fazliun.

Shkova në Lagjen e Vreshtave në shtëpinë e tij duku rreth orës 20.00 dhe e njoftova mbi ngjarjen dhe ia përcjella porosinë e Hasan Mehmetit që duhet të mblidhet Kryesia e Komiteti Komunal i Prishtinës për të përcjell situatën!

Pastaj u ktheva te protestuesit. Ishin diku rreth 300 veta. Kryesisht studentë nga vendet tjera jashtë Prishtinës e që banonin në Qendrën e Studentëve. Atyre gjatë marshimit ju bashkëngjitën edhe disa dhjetëra veta nga qyteti.

Mes tyre edhe një ekip i Shtabit për Organizimin e Demonstratave i Organizatës se PKMLSHJ me kërkesë për Republikën e Kosovës, ndër të cilët Adem Prapashtica (student me korrespondence pran fakultetit juridik), Faton Topalli, Fatmir Grajqevci e disa tjerë. Ata duhej vetë të e vlerësonin situatën dhe nëse e shohin të mundshme, të lanësojnë kërkesën për krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës së tërësishme!

Pasi përfundimit të marshimit nëpër qytet, protestuesit u koncentruan te Qendra e Studentëve. Aty, nga Kryesia e Komiteti Komunal i LKJ të Prishtinës u dërguan Profesorë e Asistentë për të bindur studentet që të shpërndahen. Në një trafo, i ndihmuar nga studentet u ngrit Avdi Krasniqi, i cili i prezantoi kushtet e këqija dhe kërkesat e studentëve. Pastaj fjalën e mori edhe Profesor Pajazit Nushi, i cili premtoi përmirësimin e kushteve.

Në mes kohe, aty diku kah ora 21.00 arriti Ali Lajqi, i cili hyri në mesin e studentëve. Ali Lajqi e morri fjalën dhe filloi të i politizon kërkesat e studentëve. Kjo për ne ishte e mirëseardhur!

Ali Lajqi kishte mbetur ende pa e dhanë provimin e Letërsie Jugosllave dhe atë dite ai i kishte dorëzuar dokumentet për tu punësuar në RILINDJE dhe më pastaj i kishte shoqëruar dy vajza që banonin në Qendrën e Studentëve. Kështu ai duke i përcjellë ato deri te Qendra e Studentëve edhe  ishte kyçur bashkë me ato në protestë!

Nga ana tjetër, Adem Prapashtica , Faton Topalli, Fatmir Grajqevci dhe disa studentë e nxënës të shkollave te mesme të Prishtinës filluan të brohorisin “drejtësi, barazi, poshtë borgjezia, Trepça punon Beogradi ndërtohet”, etj., parulla që u përkrahën edhe nga të pranishmit tjerë, por për brohoritjen e parullës “KOSOVA REPUBLIKE” ende nuk kishte përkrahje të mjaftueshme!

Situata po ashpërsohej, dhe diku kah ora 01.00 Milicia për të shpërnda protestuesit hodhi edhe lotsjellës. Kjo nxiti revoltë tek protestuesit, të cilët filluan ti thyenin gjithë xhamat e Qendrës se Studentëve, dhe më pas u barrikaduan brenda oborrit të Qendrës deri ne mëngjes! Ne mëngjes u shpërnda edhe grupi i fundit, të cilët ishin kryesisht prishtinas!

Herët në orët e mëngjesit, unë sipas detyrës zyrtare, fillova të shkruaj Raportin mbi ngjarjen në Qendrën e Studentëve në Prishtinë! Për këto ngjarje ishte emëruar një Komision dhe Raportin e Komisionit të SHSSH për KK LKJ mbi Protestën me 11 marsit 1981, e përgatita si Përgjegjës i ati Komisioni dhe si Përgjegjës i Referatit për Universitetin e Prishtinës.

Edhe pse unë kam raportua se «… protesta studentore ka pas karakter social dhe se në protestë kanë marrë pjesë të gjithë studentet prezent në Mensën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë të të gjitha nacionaliteteve…», Azem Vllasi në Mbledhjen e KK të LKJ-së për Kosovën behet “më katolik se papa” dhe insiston që protestës së 11 marsit ti epet vlerësimi si «nacionaliste e kundërrevolucionare», edhe pse Mahmut Bakalli nuk ishte pajtuar me këtë vlerësim!

Raportin tim (që e kam shkrua vet) pos meje e kanë nënshkruar edhe inspektorët Nevruz Isufaj, Millan Radulleviq dhe Zoran Dragoviq!

Qëllimi im ka qenë që të fitohet në kohë, që të mos burgosen menjëherë studentet iniciator të protestës, sepse ne në PKMLSHJ planifikonim që në protestat e ardhshme të dalim me kërkesën për Republikën e Kosovës përmes po të këtyre studentëve, pa pas nevojë me e eksponua vet PKMLSHJ-në! Kjo sepse synonim që demonstratat të duken «spontane» dhe gjithë popullore, pa dal në sipërfaqe ilegalja e jonë! Kështu edhe u veprua!

Por, në demonstratën e 1 prillit 1981 ndodhi që dolën disa nga grupet tjera ilegale dhe kuturi pa ditur se çfarë dëmesh po bëjnë e morën bajrakun në dasmën e huaj. Për këtë me vonë po këtë rrejshëm u dënuan si organizator. Dikur me vone gjatë hetimeve, eksponent të caktuar nga këta i zbuluan edhe kontaktet me PKMLSHJ-në, ndërsa si pasojë e kësaj u zbuluam edhe ne!

Për arsye se armiku filloi fushatën e intrigave përmes luftës speciale dhe për të mos marr informimi opinionit publik kahe të gabuar mbi këto ngjarje, PKMLSHJ u detyra që të dal publikisht dhe të merrë përgjegjësinë për organizimin e këtyre demonstratave!

Azem Vllasi ishte gjithmonë dora me besnike e Jugosllavisë në Kosove!

Ai e kishte ndryshuar edhe nacionalitetin dhe ishte bë «jugosllav»! Po mos të ndodhte grusht shteti i Millosheviqit në Beograd, banda e Azem Vllasit për llogari të Serbisë por pa ndihmën e saj, pati me shuar me gjak çdo vatër patriotike shqiptare në Kosovë.

Në atë kohë në Serbi vepronin dy rryma:

1) Unitaristët jugosllav me Stambolliqet e në krye, që donin të e mbanin bashkë Jugosllavinë

dhe

2) Hegjemonistët Serbomadh me Drazha Markoviqin e me Millosheviqin në krye, që donin që Serbia vet të sundonte mbi Jugosllavinë.

Gjatë ditës së 12 marsit 1981, te Posta e Prishtinës (ku tani gjendet Selia e BE) nga Mishko Llakoviq e Zoran Dragoviq burgoset Ali Lajqi! Kur sillet në SKPB njoftohet Sekretari i SKPB Mustafë Sefedini! Mustafë Sefedini urdhëron lirimin e Ali Ljaqit dhe jep urdhrin tjetër qe mos te ketë burgosje tjera ne dy javët e ardhshme, ndërsa pas dy jave të burgosen vetëm ata që janë eksponuar, dhe atë vetëm kur te jenë krejtësisht vetëm, që të mos nxiten trazira të reja! Fjala ishte për kidnapime pa dëshmitarë, për të hetuar se a qëndron ilegalja pas tyre!

(Vazhdon nesër)