Dy vite nga vdekja e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Sot janë bërë dy vjetë nga vdekja e ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi. Rexhepi i cili ishte kryeministri i parë i pasluftës, kishte vuajtur nga një sëmundje e rëndë qysh kohë më parë, në prill të 2017 pësoi sulm të organeve vitale cka edhe i shkaktoi vdekjen pak muaj më vonë.

Bajram Rexhepi u lind në Mitrovicë më 3 qershor 1954. Studimet pas-universitare i kreu në Zagreb në vitin 1985, ndërsa ka punuar si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.

Gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, Rexhepi iu bashkua Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj duke shërbyer si mjek në terren.

Rexhepi u zgjodh kryeministri i parë i pasluftës në Kosovë më 4 mars të vitit 2002. Më 1 prill të vitit 2010 ai u emërua ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, ndërsa viteve të fundit të jetës së tij, ai ishte tërhequr nga politika për t’iu kthyer profesionit të tij.

Pas ka lënë bashkëshorten dhe një vajzë.