Po iu sjellim sot një recetë për një ëmbëlsirë mjaft të shishme dhe të lehtë për tu përgatitur në mesjavë.
Tortë me fantë dhe kek. Për përgatitjen e kësaj ëmbëlsirë ju nevojitet:
(për pandispanjën)
4ve, 4 lugë sheqer, 4 lugë miell, 1 pluhur për pjekje. I Rrahim mirë vezët me sheqer derisa të formohet një shkumë më ngjyrë të qelur dhe më pas i shtojmë miellin dhe pluhurin për pjekje. E hedhim masën në tepsi, vetëm se kjo pandispanjë duhet të mbetet e hollë, jo e trashë, prandaj nuk duhet të jetë tepsi e vogël. Pasi brumi të piqet, e nxjerrim nga furra dhe fillojmë ta përgatitim kremin e bardhë.
Për kremin e bardhë na nevojiten:
1l qumësht, 7 lugë niseshte, 7 lugë sheqer dhe 250 ml ajkë e ëmbël. E ndajmë një gotë nga litri i qumështit, ndërsa masën tjetër e hedhim në tënxhere ku I shtojmë sheqerin dhe e lëmë të ziejë. Ndërkohë, niseshten dhe ajkën e ambël e bashkojmë me gotën me qumësht dhe i përziejmë mirë. Kur ta shohim se qumështi është ngrohur, ia shtojmë në tenxhere dhe përziejmë vazhdimisht, duke mos e lënë të formohën kokërrza. Kur kremi të jetë gati e hedhim mbi pandispanjë. Dhe pas kësaj, fillojmë ta përgatisim kremin me fanta.
Për kremin me fanta na nevojiten:
1l fanta, 3 puding vanilje, 5 lugë sheqer. Të gjitthë këtta përbërës i bëjmë bashkë, i përziejmë mirë dhe i lëmë të ziejnë duke përzier vazhdimisht. Këtë masë e hedhim mbi kremin e bardhë dhe e lëmë tortën të ftohet.
Nndërsa receta për kekun është kjo:
3 ve, 1 gotë vaj, 1 gotë qumësht, 1 gotë sheqer, 3 gota miell, 2 lugë kakao dhe një pluhur për pjekje. Të gjithë këta përbërës i bëjmë gati dhe i hedhim në tepsi që të piqen. Sipas shijes mund ti shtojmë edhe fruta të ndryshme të ngrira.