Tomël oriz i skuqur në furrë
Kjo recetë me qumësht dhe oriz e njohur në popull si “tomël oriz” është mjaft e preferueshme nga shqiptarët dhe përgatitet shumë shpeshë nga nënat dhe gjyshet tona.
Për përgatitjen e kësaj recete, për rreth 7-8 gota, iu nevojiten:
1 l qumësht
2 gota ujë
Gjysëm filxhani caji oriz
1 filxhan caji sheqer
1 sheqer vanilje
3 lugë niseshte
Mënyra e përgatitjes:
E pastrojmë orizin mirë dhe në një tenxhere hedhim 2 gota me ujë dhe orizin dhe presim sa të fillojë uji të vlojë. Kur të fillojë uji të vlojë, ia shtojmë qumështin dhe sheqerin dhe përziejmë vazhdimisht. Pasi të fillojë qumështi të vlojë, ia ulim temperaturën dhe e lëmë të ziejë më ngadalë. Përziejmë kohë pas kohë që të mos ngjitet orizi, ndërsa e provojmë me lugë orizin dhe kur e shohim se është gati, 3 lugë niseshte i tretim në ujë të ftohtë dhe ia hedhim në tenxhere. Masa trashet dhe e hedhim në tava të vogla të cilat i vendosim në tepsi dhe e mbushim deri në gjysmë me ujë. E fusim në furrë në 200 gradë dhe i lëmë derisa masa sipër të skuqet. I heqim nga furra, presim sa të ftohen dhe janë gati për tu ngrënë.