“Thirrjet e nënave” kërkojnë përgjigjje

Shoqata “Thirrjet e Nënave”, ka mbajtur sot tryezë me temën “Dy dekada ankth e pritje-zbardhja e fatit të të pagjeturve, peng i bisedimeve Kosovë-Serbi”. Në këtë tyezë është folur për cfarë është bërë deri më tani për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, ndërkohë që thanë se është koha e fundit që të vveprohet  në këtë drejtim.Familjarët e këtyre personave, po vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi nga të gjithë përfaqësuesit institucional, që një herë e mirë të jepë një definicion që ndërlidhet me këtë ccështje.

Kryetarja e shoqatës zonja Nysrete Kumnova, tha se nuk është aspak e lehtë për nënat që po bredhin rrugëve gjithë këto 20 vjetë më shpresën se do të marrin një përgjigjje për fatin e vajzave dhe djemve të tyre.

Ajo tha se adresa dihet, është Serbia, e cila siç tha ajo i ka të dokumentuara me emër e mbiemër secilin të zhdukur.

“Ku ka ma keq se në shtëpinë tënde mos me qenë e qetë, kriminelët na rrëmbyen më të dashurit tanë pa dallim moshe e gjinie, i rrëmbyen i vranë e i zhdukën”, tha Kumnova.

Ajo pati një kërkesë për institucionet.

“Nëse ju nuk mund të vendosu kushte në bisedime, na lini ne familjarët të marrim pjesë në bisedime dhe t’ia themi troç Serbisë”, tha ajo.

Kumnova tha se janë të indinjuar duke pritur tash e 20 vjet.

“Jemi shumë të indinjuar, të saktësuar 20 vjet, 20 vjet shpija thatë, shtrati thatë, pa fëmijë, e vështirë, kemi shumë nëna që kanë humbur krejt familjen në Gjakovë ski, janë krejt ka 4,5,6 të arrestuar e të zhdukur”, tha ajo.

E Jahja Lluka, këshilltari i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj tha se nuk kanë se me çka të lavdërohen në këtë proces.

“Nuk kemi me çka me u lavdu, është arritur një sukses në zbardhjen e fatit më i cilit regjion, po është gabim me quajtur sukses derisa i kërkojmë edhe 1666, nuk mundemi me u krekosë”, tha ai.

Lluka tha se gabimi është bërë në Bruksel që është biseduar për tema të tjera e jo për të pagjeturit.

“Gabimi është bërë në Bruksel, nuk është dashtë me biseduar për disa tema e janë kryer me përfundimin e luftës? Kosova e ka fituar lirinë, është deshtë me bisedu për dëmet e luftës, për të zhdukurit”, shtoi Lluka.

Ai tha se dihet ku janë njerëzit e zhdukur.

Sipas tij, Serbia nuk është e interesuar të zbardh fatin e personave të pagjetur.

E koordinator për çështjen e personave të zhdukur për Ballkanin perëndimor, Fabiano Bourdier tha se në vitet e fundit në Kosovë dhe gjithë rajonin ka më pak rezultate në gjetje.

“Përpjekja e përbashkët duhet të vazhdojë sepse ka më shumë se 10 mijë persona të pagjetur në Ballkanin Perëndimor. Fatkeqësisht në 5-7 vitet e fundit në Kosovë dhe gjithë rajonin gjithnjë e më pak familjet marrin përgjigjet për fatin e më të dashurve, si mungesë e informacioneve, gjë që rezulton me më pak gërmime”, tha ai.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj tha se qëllimi kryesor i institucioneve duhet me qenë, kërkimi, gjetja, identifikimi dhe dorëzimi i mbetjeve mortore në mënyrë që familja të përfundojë ankthin e dy dekadave.

“Komisioni ka bërë përpjekje që në ketë proces të koordinojë aktivitetet me të gjitha institucionet, që politika ta ndihmojë e ta mbështesë jo ta politizojë çështjen”, tha ai.

Para familjarëve të të pagjeturve ka folur edhe Arsim Gërxhaliu nga Mjekësia Ligjore, i cili tash e dy dekada punon në këtë çështje.

Ai tha se para institucioneve qëndron një punë e madhe.

“Duhet të kërkohen rastet që nuk e dimë ku i kemi. Po flas për aspektin e mjekësisë ligjore, ku mund të them një lajm të mirë që javën e kaluar përfundoi procesi i pastrimit dhe konservimit të rrobave. Të njëjtat janë të paketuar në lokacionet që i ka gjetur komisioni qeveritar, zotëri Lluka”, tha ai.

Ftesës së nënave gjakovare nuk i është përgjigjur shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, me arsyetimin se ka tjetër agjendë për sot./kp/Telegrafi/