Mbi hapjen e dosjeve të UDB-së

Nga Abdullah Prapashtica
Nga Abdullah Prapashtica

Hapja e dosjeve të UDB-së duhet të bazohet në dëshmitë e ish të burguosurve politik si rruga më e mirë e ndriqimit të krimeve të ish regjimit jugosllav. Por, për keto veprime të tmerreshme nuk duhet gjykuar vetëm veglat e regjimit dhe të kursehe vet regjimi i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë së Titos, si para ashtu edhe pas vdekjes së tij. Sepse vendimet për këto krime janë marr nga regjimi dhe janë zbatuar nga veglat e tyre!

Dihet se ushtarët, oficerët, policët, hetuesit, gjyqtarët, gazetarët e regjimit etj. janë vegla të regjimeve politike dhe ata i marrin dhe i zbatojn urdhërat e vendimet nga politika.
Politika është kryesi i krimeve, ndërsa ushtarët, oficerët, hetuesit, policët, gjyqtarët, gazetarët e regjimit etj. janë vegla të krimeve të tyre!

Por, as veglat e ketij regjimi kriminal nuk duhet kursyer aspak. As këta të fundit nuk kanë vepruar vetëm, por kanë vepruar përmes të spiunve të tyre, andaj duhet punuar për të ndriquar të gjithë këtë rrjet kriminal, sepse nese ata nuk zbulohen, ata do të vazhdojnë me punuar edhe për Serbinë edhe për çdo lloj okupatori tjetër të mundhsëm!
Mirëpo sidoqpftë, edhe dëshmitë duhet të jenë korrekte dhe të sakta, sepse çdo shmangje nga e vërteta ia humb vlerën edhe të vërtetës!

Pandaj me kohe duhet të bëhet distancimi nga genjeshtarët e matrapazet që duan të keqpërdorin tragjedinë tonë kombëtare për qërimin e hesapeve me kundërshtar e vet personal politik dhe për fshehjen e krimeve të veta!

Sepse ka raste të rralla që edhe mes të burgosurve politik edhe mes aktivistëve të rezistences UDB-a ka rekrutuar ndonjerin prej tyre me shantazhe, me kërcnime dhe me premtime të ndryshme dhe ata që i ka përvetsuar edhe sot janë të detyruar të punojnë si vegla të tyre sipas urdhërave të tyre, ndryshe i kërcnojnë se do ti dekonspirojnë!