Për librin flasin: Dr. don Lush Gjergji dhe Mr. don Marjan Marku
Të dielën, më 6 prill 2014, Misionit Katolik Shqiptar në Zvicrën Lindore, me seli në Sirnach të kantonit të Turgaut, organizon promovimin e librit, “Shqiptarët e Zvicrës- 1001 pamje” të gazetarit Rexhep Rifati. Me këtë rast mbi librin dhe autorin do të flasin Dr. don Lush Gjergji, meshtar katolik në Kosovë dhe veprimtar e publicist i shquar, si dhe Mr. don Marjan Marku, meshtar në një bashkësi famullish në Zvicër.
Promovimi mbahet në lokalet misionit nga ora 15 në këtë adresë: Fischingerstrasse 66/ 8370 Sirnach/TG dhe shoqërohet me disa pika artistike nga Ansambli „Arbëresha“.
Organizatori