Sulltan qyfte te mbushura me mish te bluar, patate te pjekura ne furre, sos domatesh me perime dhe sallate.
Per qyftet ju nevojitet 1 gote e ujit bullgur, 1/2 e gotes se ujit grize, nje luge e mesme kripe dhe 1 gote e ujit me uje te vluar (kjo mase eshte per 10 qyfte). Bullgurin, grizen dhe kripen i hedhe me nje ene i shton valen dhe i perzien. Pastaj formon toptha dhe i leni te pushojne. Nderkohe, nje qepe e madhe ngrihet, i shtohet mish i bluar percjelle me ereza dhe nje luge pure domatesh. Kur masa te jete gati e heqim nga zjarri dhe e leme menjane.
Marrim patatet, i qerojme dhe i prejme ne forme gjatesore, i hedhim ne tepsi dhe aty hedhim vaj ulliri, kripe, biber te zi, majdanoz. I perziejme dhe i fusim ne furre.
Pastaj, kthehemi te qyftet. I marrim dhe i hapim nje vrime ne mes por me kujdes duke e mbajtur ne grusht te dores qe te mos i humbet forma. I shtojme brenda nje luge nga masa e pergatitur me mish dhe e mbeshtjellim qyften. Keshtu veprojme me te gjitha. Kur ti kemi gati marrim nje tenxhere dhe e mbushim me uje, e veme mbi zjarr qe te vloje. Kur uji te filloje te vloj i qesim qytet qe te ziejne per 15-20min.
Nga pjesa e mbetur e mases se pergatitur me mish te bluar, e pergatisim sosin duke i shtuar pure domatesh te tretur ne uje.
Dhe per ne fund sallata eshte e perbere nga marrulla, laker e kuqe, domate, kastravec dhe une zakonisht per sallate perdori “dressing” pluhur, te cilin e treti ne 3 luge gjelle vaj ullir dhe 3 luge gjelle uje.