Me 3 mars ne do të votojmë për marrjen e një pensioni të 13 të AHV/AVS-së. Ne kemi mundësinë që me një Po në kutinë e votimit të përmirësojmë jetën e shumë pensionistëve të tanishëm dhe të ardhshëm. Dhe ju lutemi votoni!
Unë dëgjoj vazhdimisht njerëzit duke të thonë, po, do ta bëja, por nuk e di
se si bëhet kjo. E mira është që: Zgjedhjet dhe votimi nuk është gjë e lindur, por ato mund të mësohen. Ne kemi përgatitur për ju një udhëzues se si është procedura e votimit me postë apo edhe në kutitë e votimit.
Një histori timen dua ta ndajë me ju. Para disa vitesh mblidhnim nënshkrime për një iniciativë të AHV/AVS. Kolegu im nga malësia e Bernës, që këtu po e quaj Urs, dhe unë duhej të mblidhnim në stacion të trenit. Ne u ndamë. Pas dy orësh u takuam për një pushim kafeje. Uni i tregova Ursit se sa nënshkrime kam mund ti grumbullojë. Ursi u përgjigj shkurt: “Unë kam zero nënshkrime. Unë nuk e di si bëhet kjo”, tha ai shumë hapur. Unë isha i befasuar, se Ursi ishte zviceran, politikisht i interesuar dhe aktiv. Pastaj kemi ushtruar. Ursi më pas kishte sukses dhe ishte shumë i kënaqur.
Kjo episod ma bërë të qartë: Ushtrimi i të drejtave politike nuk është gjë e lindur, por sikur edhe gjërat tjera, duket të mësohet dhe të ushtrohet. Kjo ma kujtojë edhe herën e parë të votimit pas natyralizimit tim, kur unë nuk isha i sigurt, se si votohet me shkrim përmes postës. Unë thjesht i kam pyetur njerëzit, që këtë e kanë ditur mirë. Dhe nuk ishte edhe aq e vështirë. Tani unë marrë pjesë rregullisht në zgjedhje dhe votime dhe e shijoj privilegjin për të folur dhe për bashkëvendosur politikisht. Dhe unë për pensionit e 13 të AHV/AVS do të them Po.
Hilmi Gashi