Role me spinaq dhe karrotë
Përbërësit:
250 gr spinaq i freskët
4 ve
150 gr miell
100 ml qumësht
Krip dhe piper i zi
Mënyra e përgatitjes:
Rrahim vezët, ia shtojmë qumështin, kripën dhe piperin e zi, dhe miellin. I përziejmë mirë, ndërsa në fund ia shtojmë edhe spinaqin e ngrirë dhe të bluar mirë. Përziejmë mirë, e hedhim në tepsi të mbuluar me letër kuzhine dhe e fusim në furrë të ngrohtë paraprakisht, të piqet në 200 gradë Celsius për 10-15 minuta.
Pasi të piqet dhe të ftohet e lyejmë sipër me djathë me erëza, pastaj I shtojmë feta të holla proshute, i ngrimë një spec djegës dhe ullinj të vegjël dhe e mbështellim petën në formë rollade. E shtrëngojmë mirë dhe e lëmë në frigorifer që të ftohet në mënyrë që të ngurtësohet pak, para se ta presim.
Njejtë veprojmë edhe me rolladën me karrota, të cilës në vend spinaqit i shtojmë karrota të bluara. Ndërsa mund ta mbushim nga brenda me cfarë ne parapëlqejmë më shumë, sipas shijes.























