Sot bëhen 20 vjetë që nga Beteja e Cabratit, e cila zgjati tri ditë, 7,8 dhe 9 maj. Në këtë betejë u zhvilluan luftime të ashpra mes luftëtarëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe forcave kriminele serbe, ku ranë heroikisht dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit.
Rënndësia e kësaj beteje qëndron nnë faktin se misioni i luftëtarëve të UCK-së ishte mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës. Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civilë, ndërsa janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të kësaj lagjeje.



















