Falënderimi publik i deputetes së porsazgjedhur shqiptaro-zvicerane Qëndresa Sadriut
Deputetja e parë e porsazgjedhur shqiptaro-zvicerane në parlamentin kantonal të Cyrihut, Qëndresa Sadriu, në pamundësi për t’ju përgjigjur një për një të gjitha urimeve, përgëzimeve dhe fjalëve të mira, ka përzgjedhur që edhe përmes portalit prointegra.ch të bëjë një falënderim publik.
Ju faleminderit të gjithëve për tërë këtë përkrahje, për urimet e juaja, për fjalët motivuese dhe dashamire. Jam shumë e gëzuar dhe e ngazëllyer t’ia filloi punës time si deputete në parlamentin kantonal të Cyrihut!
Unë si deputete në punën time do ti përmbahem plotësisht zotimit tim të shprehur publikisht përgjatë gjithë fushatës time intensive si kandidate përmes sloganit vijues: Populli këtu ka bashkëvendosur se në cilin drejtimit duhet të shkojë e ardhmja jonë, domethënë ai është përcaktuar PËR NJË TË ARDHME ekologjikisht miqësore, sociale, të barabartë dhe të ndershme. Ky përcaktim është në përputhje me parullën tonë socialdemokrate: PËR TË GJITHË NË VEND SE VETËM PËR DISA!
Ju falënderojë për mbështetjen tuaj dhe ju përshëndes përzemërsisht!
Qëndresa Sadriu, me 26 mars 2019, në Cyrih të Zvicrës
Në vijim po postojmë edhe vegët e shkrimeve e pronicimeve tjera që kanë të bëjnë me angazhimet e Qëndresa Sadriut:
Qëndresa Sadriu u zgjodh deputete e parlamentit të Kantonit Cyrih
Qëndresa Sadriu: Artikulli i “Weltwoche”, ofendues ndaj popullatës shqiptare
Debat mbi preokupimet kryesore të mërgatës së Kosovës në Zvicër