N’popull kurrë s’vdes trimëria…

N’popull kurrë s’vdes trimëria…

Shkruar nga Sami ARIFI

(Kushtuar demonstratave të 11 marsit të vitit 1981 dhe
shënimit të përvjetorëve tjerë deri në ditën e çlirimit)

U ringjall frumë e t’parëve,
t’prindërve tanë t’baballarëve!
Fëmijët e tyre për drejtësi,
hapën rrugën për liri!…

Nga rinia studentore,
zgjim n’popull ishte prore!
Për t’vuar barazi,
populli ynë që t’gëzoi liri!

U alarmuar bota mbarë,
për ca procese që kanë për t’ardhë!

Për t’i thyer dyert e territ,
për ti hapur dritën ylberit!
U skuq toka ndriçoi qielli,
zgjim kombëtar për rini!

Nismë e mirë për t’humbur tradhëtari,
për t’gëzuar liri shqiptari!…
Erdhi dita e çlirimtarit,
për t’i thënë jo okupatorit…

N’këtë tokë gjaku ku kishte ra,
lulëkuqet çelin hiç pa nda…