Pulë me patate

108

Pulë me patate

Përbërësit:

1 pulë mesatare

Patate

Karrota

Spec i kuq

Vaj ulliri

Përbërësit për salcen e pules:

2 lugë gjelle vaj

Lëvorja e gjysëm limonit dhe lëngu i tij

2-3 thelpinjë hudhre

2 lugë pasta domatesh

1 lugë biber i kuq

1 lugë majdanoz

1 lugë e mesme kripë

 

Mënyra e përgatitjes:

Pulën e pastrojmë në ujë të rrjedhshëm dhe e thajmë me palomë kuzhine. Në anën tjetër, të gjithë përbërësit për sosin e pulës i hedhim në mikser dhe i përziejmë mirë. Me këtë masë e masazhojmë pulën duke e lyer në të gjitha pjesët e saj. E lëmë të qëndrojë për pak në mënyrë që salca të depërtojë në brendësi.

Ndërkohë, qërojmë patatet dhe i presim gjatë, qërojmë edhe karrotën dhe e prejmë si dhe specin e kuq. Këto I hedhim në tavë të cilën më parë e kemi lyer me gjalpë. I shtojmë kripë, piper të zi dhe erëza dhe vaj ulliri dhe përziejmë. Në mes të tavës I bëmë vendin pulës, të cilën e vendosim dhe tavën e mbluojmë me letër alumini.

Tepsinë e fusim në furrë të ngrohur dhe e lëmë për 40-45 minuta. Pastaj ia heqim folinë dhe furrën e programojmë në opsionin e grillit dhe e lëmë edhe për 10-15 minuta. Për fund, do të kemi një pulë të zier mirë nga brenda, të butë dhe të lëngshme, ndërsa të rreshkur nga sipër dhe patate me një shije të vecantë që marrin nga lëngu i pulës.