Më 28.11.2021, me rastin e Festave të Nëntorit, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, u përuruan veprat dhe monografia kushtuar Mr. Halil Alidema nga autor Prof. Dr. Hysen Matoshi. Veprimtarit i mirënjohur atdhetar, intelektuali prirës, i burgosuri politik e nismëtari i celulave të para çlirimtare, Mr. Halil Alidema, njihet edhe si njëri ndër intelektualët e rrallë që me guximin shembullor jo vetëm janë solidarizuar me organizatorët dhe kërkesat e demonstruesve dhe popullit shqiptar për republikë në demonstratat e vitit 1981, por prore kanë vepruar aktivisht në të gjitha mënyrat e mundësitë për jetësimin e lirisë.
Ky manifestimi për promovimin veprave të dhe për Halil Alidemën në hapësirat e konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih të Zvicrës, u ndoq me interesim të madh nga shumë bashkatdhetar kryesisht nga Zvicra dhe Gjermania.
Ne fillim të tubimit Konsulli i Kosovës z. Sami Kastarti dhe kosullja zonjën Shukrije Ramadani ne fjalët hyrës bashkë me nderimin e figurës së Halil Alidemës e Teuta Alidema Kryeziu falënderuan të pranishmit dhe i uruan ata dhe të gjithë shqiptarët 28 Nëntorin.
Pas recitimit të veprimtarit e artistit krijues Ramadan Morina pasuan disa vlerësime virtuale – në mungesë të pjesëmarrjes edhe shkaku i pandemisë – në të cilat referuesit pasqyruan kryesisht jetën dhe veprimtarin e nismëtarit të çështjes kombëtare Mr. Halil Alidema.
Kështu, autori i monografisë për Halil Alidemën, Prof. dr. Hysen Matoshi, foli mbi aspekte të veçanta të jetës dhe veprës së Halil e Teuta Alidema me theks arrestimin dhe dënimin me burg të rëndë shumëvjeçar të tij bashkë me të bujshmin “grupin e intelektualëve”, ku bënin pjesë edhe Ukshin Hoti, Mentor Kaçi, Hilmi Retkoceri, Ali Kryeziu, Shemsi Reçica, Ekrem Kryeziu, etj.
Pastaj po virtualisht bashkëveprimtari dhe bashkëvuajtësi i burgut Sherif Konjufca ndriçoi për të pranishmit aspekte tjera specifike të jetës, veprimtarisë dhe kontributit të Halil Alidemës, nga e cila veçoi faktin se Mr. Halil Alidema ishte themelues i partisë UNIMOMB, që kërkonte preras bashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe faktin se Halil Alidema, ndër të parët ishte angazhuar personalisht për trajnimin e qindra shqiptarëve të Kosovës në kazermat ushtarake të Shqipërisë, veprimtari kjo e tij deri në fund të jetës. Ky fakt është gjithashtu treguesi më i mirë i përgatitës së popullit për luftën çlirimtare që e priste… Në fund të fjalës së tij veprimtari e i burgosuri politik Sherif Konjufca bërë një propozim konkret për nderime shtetërore dhe bartjen ceremoniale të eshtrave të Halil e Teuta Alidemës në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.
Në vijim të pranishmit patën rastin të ndiqnin sekuenca filmime nga intervistat dhe prononcimet tjera publike të Halil Alidemës në periudha të ndryshme të veprimtarisë së tij atdhetare e çlirimtare.
Për Halilin, si themelues e drejtues i UNIKOMB-it, mbajti një fjalë rasti video-auditive edhe bashkëveprimtari i tij Daim Iseni, i cili potencoi faktin se Halil Alidema propagandonte haptas luftën për çlirim të Kosovës nga Serbia dhe se vepronte konkretisht në atë drejtim. Lënia në harresë e veprimtarisë atdhetare e çlirimtare të Mr. Halil Alidemës – jo vetëm – nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Shqipërisë përbën një gabim të pashembullt, theksoi ndër të tjera Daim Iseni.
Bashkëveprimtarët e pranishëm, të cilët në një mënyrë apo tjetër kishin bashkëpunuar m Halil Alidemën, patën rastin që për periudha të ndryshme kohore, të revokojnë kujtime dhe të hedhin dritë mbi aspekte që kishin të bënin me veprimtarinë e shumanshme të Halil Alidemës. Ndër ta po veçojmë Safet Sadikun, Have Shala-Gërgurin, Osman Osmanin, Hamëz Morinën, Agim Paçarizin etj. Ata me ketë rast plotësonin njeri tjetrin gjatë revokimeve dhe tumirën debatin e lirë e tejet pasurues përmes ndërhyrjeve dashamirës të rastit.
Të gjithë të pranishmit në manifestim vlerësuan lartë edhe rolin e bashkëshortes dhe bashkëveprimtares së Halil Alidemës, Teuta Kryeziu Alidema, si dorë e djathtë dhe bashkëveprimtare jetësore, atdhetare e çlirimtare e tij.
Në përmbyllje të manifestimit, të pranishmit i falënderoi vajza e Halil Alidemës, Lendita Alidema Kokollari, e cila jeton në kantonin Cyrih të Zvicrës, duke shprehur mirënjohjen për nderimin që iu bë shëmbëlltyrës së prindërve të saj dhe duke falënderuar për organizim Konsullatën e Kosovës në Cyrih dhe në veçanti, konsullen, zonjën Shukrije Ramadani.
Manifestimi u ndjek dhe regjistrua edhe nga Syri TV, filmimin e të cilit mund ta ndiqni në vegën vijuese: https://www.youtube.com/watch?v=BCPraSZNwIg, apo duke klikuar këtu!
Kërkohet nderimi i meritueshëm i njerëzve që dhanë gjithçka që patën për atdheun dhe kombin tonë
Është e padrejtë që të lihet në harresë veprimtaria e bujshme atdhetare e çlirimtare e Halil Alidemës. Andaj, përpos ndriçimit të jetës e krijimtarisë letrare e historike, sportive (si hendbollist i dalluar i “Normales” së Prishtinës) e posaçërisht veprimtarisë atdhetare e çlirimtare të Mr. Halil Alidema dhe Teuta Alidema Kryeziu, në ketë manifestim, nga të pranishmit, njerëzi u morr edhe një vendim me kërkesë institucioneve shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë për nderimin e meritueshëm, të këtyre dy figurave intelektuale e atdhetare, eshtrat e të cilëve pushojnë qe mbi 25 vite në varreza e “Sharrës” në Tiranë, të barten me ceremoni shtetërore në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.
Të pranishmit në praninë e zyrtarëve përgjegjës u pajtuan që kjo kërkesë përmes kësaj përfaqësie shtetërore të Republikë së Kosovës, gjegjësisht konsulles – zonjës Shukrije Ramadani të përcillet në rrugë zyrtare tek institucionet shtetërore të Republikë së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë.
Në vijim lista e personave që nënshkruan nismën për bartjen e eshtrave të Halil e Teuta Alidemës në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë:
1. Osman Osmani, Shoqata sq.prointegra.ch, oo@prointegra.ch
2. Fatmir Bajrami, Bashkësia Shqiptare Schaffhausen, fatmir-bajrami@hotmail.com
3. Hamzë Morina, CH/DE, hamzemorina@yahoo.de
4. Naser Ulaj, CH, nulaj@hisped.ch
5. Agim Paqarizi, CH, agimich@gamil.com
6. Selajdin Krasniqi, CH
7. Bekim Ramadani, CH
8. Hava Shala, CH-Winterthur, havashalagerguri@msn.com
9. Safetz Sadiku, CH-Basel, safet@albcom.ch
10. Fatmir Guri, CH
11. Alban Iliri, Breitestrasse 9, CH-Birmensdorf
12. Magribe Fejzullahu, Uberlanstrasse 13, CH_
13. Nurije Elmazi, Appenezelerstrasse 51, CH-8049
14. Ramadan Morina, Franz Schanzstr. 2, DE-78315 Radofzell
15. Alije Mujaj, Poststrasse 147, CH-8957 Spreitenbach
16. Isa Zeqiraj, Remssblickstrasse 39, CH-6038 Gisikon
17. Bashkim Vokshi, Rosenaustrasse 11, CH-6032 Emen
18. Agim Asllani, Aarau
19. Diana Asllani, Auarau
20. Bedrie Loshaj?, 8048 Zürich
21. Gyltene Klaiqi, CH
22. Sanije Jakurti, CH sanije.m.jakurti@gmail.com
23. Shukrije Ramadani, Alte Aeckerstrasse 9b, CH
24. Atdhe Alidema, DE
25. Lendita Kokollari, CH kokollarilendita@gmail.com
26. Lekë Alidema, DE, leka2006@hotmail.com
27. Hava Kurti Krasniqi, CH, hkurti@hotmail.ch
28. Bujar Salihu, SHKSHZ
29. Vjosa Alidema, DE, vjosa-alidema@hotmail.de
30. Gjin Alidema, DE
31. Ruth Bytyqi, CH
32. Besim Laci ,
33. Musli Saiti, Syri TV, CH-Grenchen
34. Sami Kastrati, CH
35. Hamza Kokollari, CH