Ornela Radovicka: Reportazh nga San Basile – Shën Vasili

Ornela Radovicka
Qëndra Albanologjike  mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe,
themeluar nga A. Bellusci 1980 . Frascineto\ Kalabri

Në datën 4 Maji 2024 në qytezën arbëresh të San Basilio\ Shën Vasili u vendos  monumenti kushtuar  heroit legjendar, Gjergj Kastrioti Skënderbe, në  qëndrën e qytezës.

Ky bust është i derdhur në bronx. Arrinë  lartësinë 6 metra, dhe u përcoll  në Itali nëpërmjet tragetit Durrës- Bari, dhe prej andej në qytezën arbëreshe të San Basilio\ Shën Vasili.

 Pjesëmarrja

Merrnin pjesë përfaqësuesit më të lart të qeverisë së shtetit Shqiptar dhe Kosovës; Presidenti i Republikës së Shqipërisë Zoti Bajram Begaj,  Ministri i Punëve të rëndësishme Xhelal Sveçla.

Kreu i Misionit të Kosovës, pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan Z. Vehbi Myftari, ambasadorë të shtetit Shqiptar dhe të Kosovës.

Merrnin pjesë gjithashtu Avokati, dhe kryetari e shoqatës Pal Ëngjëlli,  miku i madh i arbëreshëve zoti Ardian Visha. Historiani  dhe akademiku shqiptar z. Pëllumb Xhufi,  etje

Nga Qeveria vendore  mirëpriti mysafirët Kryetari i Bashkisë së San Basilio\ Shën Vasili,  Vicenzo  Tamburi. Merrnin  pjesë Kryetarë të Bashkive të ngulimeve arbëreshe,  intelektual, studiues si edhe shumë miq dhe simpatizantë të botës arbëreshe, por edhe të botës shqiptare dhe të diasporës së saj.

Në këtë ngjarje merrnin pjesë edhe nga Diaspora Zvicer, Gjermani, Francë, Slloveni, Austri. Le të përmendim disa figura të rëndësishme të botës së diasporës sot, të cilët me madhështinë e tyre nuk janë nëpër podiume, por  punojnë në heshtje, pa u reklamuar shumë. Ata me sakrificat  e tyre, me shpenzimet e tyre, vijnë në trojet arbërore dhe janë gjithmonë pranë vëllezërve arbëror, e punojnë në terren.

Le të përmendim mikun e madh të Arbëreshëve dhe që meriton një njohje më të madhe nga institucionet, djaloshari 82 vjeç gazetari i Rilindjes Z. Rexhep Rifati, i cili të gjitha energjitë i shkrin mbi botën arbëreshe e shqiptare, e nuk thotë një herë “ U lodha”. Ku janë institucionet për këtë njeri kaq të sakrificës ? Një, si Rexhep Rifati që ka hedhur në një album të gjitha fotot  mbi Skënderbeun, meritonte një medalje atë ditë nga Presidenti!

Merrte pjesë një tjetër mik i arbëreshëve në diasporë, hulumtuesi, studiuesi dhe profesori Hazir Mehmeti, i cili është prezent jo vetëm me penën e tij por edhe fizikisht, duke qenë nën hije por duke dhënë një kontribut të madh, vite e vite studime në biblioteka. Edhe ky studiues duhet ti kushtohet vëmendja nga institucionet për punën madhore që kanë bërë.

Nuk mungonin Zoti Heset Ahmeti nga Capodistria, një kontributë të madh në përhapjen e kulturës shqiptare. Studiuesi dhe hulumtuesi, Peter Shtoka nga Koper, Slloveni. Një arbëresh i Sllovenisë, i cili shkon e kërkon rrënjët. I dashur, kurjos, dhe hulumtues i arbërisë. Është shumë i kënaqur dhe kjo lexohet në sytë e tij.

Për herë të parë prekte  Arbërinë Kryetari i Krijuesve në mërgatë Z. Jopulli,  i pranishëm me atë butësinë e tij të rrëmbyeshëm të shpirtit poetik e patriotik. Arkitektja Shqipe Bytyqi  pjesë e qendrës së Gjenocidit në Kosovë, dhe aktiviste e palodhur, të cilës i rridhnin lotët, nga emocionet që prekte  për herë të parë preknin Arbërinë.

Ç’ mund të them për mësuese Qefsere Seidiu, fisnike, e dashur, e heshtur,  flet vet puna  e madhe e tyre, gjithmonë krahë bashkëshortit të saj  Z. Vaxhid  Sejdiu, Kordinatori i 105 hapjeve të pikave shkollore në Zvicër por që puna e madhe e bërë  dhe suksesi, ndahet mbi shpatuallat e këtij çifti të mrekullueshëm, flamurtarë të hapjes së dijes.

Kishin ardhur edhe mjeku Faik Elezi, nga Zvicra por me origjinë nga Kërçova,i cili  është prezentë në çdo shtator e, bust, apo monument, që  i ngrihet Skënderbeut. Dy vjet më parë rastisa që u takuam në Castrovillari dhe kishte lënë pushimet që bënte në Tropea, kishte marrë me vete të shoqen dhe  fëmijët e tij të vegjël në vap gushti dhe i kishte sjellë aty.

Ky  mjek patriot është shembull me shpirtin e tij të butë, të mirë, dhe me zemrën patriotike është  në çdo shesh të Arbërisë ku ngrihet Skënderbeu.Unë personalisht nuk kam parë asnjë djalë  kaq patriot sa ky mjek i ri Faik Elezi, i heshtur dhe prezent.

Qyteza ishte mbushur plot e për plot me gjakun e arbërit.  Edhe vet Arbëreshët ndiheshin më të lumtur

Momenti i inaugurimit

Ceremonia e inagurimit u bë në mesditë rreth orë 12 e 30.  Presidenti i Republikës së Shqipërisë i kryesuar nga delegacioni i tij niset drejt sheshit Skënderbe. Na fshatrat përqark si Frascineto, Aqcuaformosa, Firmo, Ungra kishin ardhur edhe arbëreshë të tjerë.

Ishin çastet emicionuese  në momentin e zbulimit të veprës.

Ndërsa këtë monument të vijnë ndërmend përshkrimi që Marin Barleti  i jep figurës së Gjergj Kastriotit: ”Shtati i tij i lartë dhe i hedhur, krahët që s’ishin parë më të bukura te njeri; qafa e fuqishme dhe e përkulur si e atletëve; gjerësia e supeve e admirueshme; ngjyra e bardhë si e derdhur në të kuq të padukshëm; shikimi i syve as i egër, as i fjetur por shumë i këndshëm.

Këto ia rritnin shumë virtytet e tjera dhe dukeshin se ia shtonin mirësinë shpirtërore”.

Emri i  Skënderbeut si dhe figura e tij politike- diplomatike, shtetkrijuese, shtetërore e qytetërues s do të qëndrojë gjerësisht e thellësisht në themelet e vetëdijes  arbërore.

Sheshi oshëtinte  nga duatrukitje 600 vjetëve, vazhdon të mbijetoj emri i Skënderbeut

U kënduan të tre himnet e tre shteteve,  shqiptar, kosovar, Italian.

 Dy fjalë mbi autorin

Autori i kësaj vepre është një skulptor nga Shqipëria i quajtur Ardian Pepa. Figura Skënderbeu në këtë  monument, ngrihet madhështor,  me shpatën në dorë mbi kalin e tij,  gati për thirrje apo si fitimtarë. Gjergi statik , ndërsa kali tij  në lëvizje në galopin e tij,  ndërsa ku kryqëzohen forca dhe liria, ai vullnet i fort dhe i besueshëm.

Me këtë rast le të njohim disi këtë qytezë të vogël të arbërisë kontinentale/

Në mbëmje  rreth orës 18 e 30 do të bëhej parada me kostumet.

Rreth orës 18 e 30, grupe artistike arbëreshe vërshuan në rrugët e qytezës. Kishin ardhur arbëresh nga Puglia, nga Bazilicata, si dhe nga Molise.

Sa herë që arbëreshët bëhen bashkë “Skënderbegu zbret nga qielli”, kështu thuhet në vargjet e një kënge arbëreshe. Të gjithë bashkë këto grupe arbëreshe, dukeshin si një mozaik antropik në levizje. Në ato kostume  ato dukeshin herë si Doruntina, herë si Argjiroja dhe herë si Nora e Kelmentit. Në ato veshje  ishte epopeja e tërë arbërore.

Festa përfundon me një koncert ku debutonin kantautor arbëreshë dhe grupe arbëreshe nga të gjitha ngulimet arbëreshe.

Në mbrëmje rreth orës 20 e 30  tek afitatri u zhvillua  koncerti i madh. Me pjesëmarrjen e grupeve arbéreshe të Shën Vasili dhe fshatrave përqark.

Gjatë atyre orëve u takava me shumé arbérshë e arbëreshe, ku folëm e shkëmbyem mendime si dy vëllezër të të njëjtit gjak.  Mes tyre është edhe  një familje arbëreshe, ajo e  Mario  Occhineri, i cili rrikthehet  në Arbëri në moshën 20 vjeç, pasi prinërit e tij kishin emigruar në Amerikën Latine, por dashuria e tij për rrënjët e të parëve nuk shteron. Ai flet më shumë pasion fjalët që i ka mësuar gjyshja, kujtimet që ka, dhe dëshiron të mësojë gjuhë arbërore.

Mario ishte i shoqëruar me  të shoqen e tij Margarita Pugliese, ajo vetë është italiane,  dhe djalin e tij Giovanni që gjithmonë e më shumë e tërheq kjo botë arbërore.. Sapo është kthyer nga puna. Unë  isha e shoqëruar me miqtë nga Diaspora.

Ai vjen na përshëndet dhe na fton  në shtëpinë e tij ashtu siç din dhe ruajnë traditën arbëreshët e vërtet.  Banon dy hapa larg sheshit, në qendër. Dikur  nlë këtë shtçpi banonte gjyshi im, sot banoj unë- Problemi ishte se kjo shtëpi do të abandonohet, sepse këtu fshati i San Basiles po shpoullohet. Vajzën e kam në Milano. Tani edhe im bir transferohet me studime, kështu që  jo një ditë të largët këtu nuk vjen e të jetojë njeri- na thotë Mario.

Shtëpia e tij ishte e madhe, një hapsirë me tre kate, një labirint dhomash. Më rrengjethet mishi kur Mario rrëfen.  Shtëpitë arbëreshe kanë një arkitekturë të tillë që ishin të ndërtuara nga dy  porta. Njëra portë ishta nga pjesa e hyrjes së rrugës, ndërsa tjetra nga pjesa e prapme, ku gjendej edhe një kopsht i vogël që përdornin për perime. Kjo shtëpi ishte tipike arkitekturë  të ndërtimit arbëreshe. Nga ky pozicion i shtëpisë dukej  deri  Frascineto, Pollini, dhe dhe arrinte puhiza e detit të Sibarit. Gjithçka dukej e zhytur zhytur në esmeraldë. Përfitojmë të bëjmë një  foto sheshit Skënderbe nga kjo shtëpia antike e mikut tonë arbëreshit me gjak arbër, vëllait tonë Mario Occhineri dhe Margarita Pugliese.

Nuk gjen popull më mikpritësa se sa arbëreshët kur ata të duan dhe ju futesh në zemër.

Ata, ndajnë çdo gjë që kanë, dhe te Mario u kthye ajo tavolinë në një bufe.

Nuk mungonin edhe konfetet e martesës së argjend të këtij çifti të mrekullueshëm që ndjekin Arbërinë, kudo që janë.

Nga diaspora nuk mungonte edhe miku ynë,vëllai i arbëreshëve Rexhep Rifati me të shoqen e tij, hulumtuesi  Hazir Mehmeti e shoqëruar nga zonja e tij, Kryetari i LKSH zoti Musa Jopull dhe bashkëshortja e tij,  si edhe Arkitektja Shqipe Bytyqi, e shumë e shumë  të rinjë nga diaspora.

Në mbrëmje u takuam me shumë arbëresh, të tjerë. Na qëndronin pranë, na ndihmuan  në hapësirat e tyre për të parkuar makinat. Dikush na ofronte  kafe, dikush një gotë uji, dikush sikuer edhe të qëndronim  si edhe për pak minuta me ta, ku vetmia shpesh i ka mbuluar. Pata rastin edhe të takoja edhe dy mësueset që tashme janë në pension  dhe biseduam me to për çështjen e gjuhës që po e humbasin nga dita në ditë.

Isha e shoqëruar atë ditë  edhe me nga Koordinatorin e gjuhës shqipe në Zvicër, miku Vaxhid Sejdiu dhe e shoqja e tij Qefsere, të cilët më shoqëruan me makinën e tyre, gjatë qëndrimit sipas programit  që ndiqnim për ngulimet arbëreshe.

Përjetuam jo vetëm ato emocione njerëzore humane, por edhe ato emocione njerëzore humane.  Atë mbrëmje të inaugurimit bënte ftohtë. Them të drejtën ishim të veshur disi hollë. Por na erdhi ideja se të kërkonim ndonjë xhup Marios meqë shtëpinë e kishte dy hapa. Mjaftoi një gjysmë telefonate dhe Mario na i solli për një sekondë. Mbathëm xhupat e tyre që të trija , Unë, Shqipe Bytyqi dhe Qefserja. U ndjemë si në shtëpinë tonë.

Në mesnatë e telefonuam dhe i dorëzuam xhupat.

Falë atyre xhupave të tyre, ne  pamë koncertin arbëresh atë mbrëmje dhe ndamë emocionet së bashku me vëllezërit tanë.

 Pak histori për San Basilio\ Shën Vasili

 Jo shumë larg Castrovillari\Kasrovillari\ Kalabri, në drejtim të kodrave  Coscile \Koshile,  mbledhur si shqiponjëza qëndrojnë më tepër se pesë shekuj  arbëreshët e San Basiles, ose Shën Vasili.

Ky ngulim arbëresh shtrihet ne nje lartesi 500 metra mbi nivelin e detit. Mjafton të ngjitesh në një pikë të lartë  do të shohësh kaltërsinë e detit e çdo gjë duket si në pëllëmbë të dorës.

Shohim hapsirat e Sibarit dhe mendja na çon tek ata karvanë  me popullsinë shqipfolëse të shek XIV- XV ardhur nga territoret e  Ballkanit shqipfolës, të rraskapitur nga rruga, të dërrmuar nga fati  i keq i pushtimit otoman, duke lënë vatrat e tyre  por, duke mbartur edhe shpresën për jetën.

Duket sikur këtë popoll fati e solli në këto territore për të thithur atë Diellin lindor, ku  puhiza e deti Jon dalengadalë iu perkedhel kujtimet, mallin për tokën e largët, për një mëmëdhè që lanë   dhe qe arbëreshi i kendoi gjithe jetën.

Ne krahë të majtë të Shën Vasilit  shtrihet një pllajë ku hapsira e horizont  janë ndërthurur në një harmoni me luginën, dhe  nje tantellë jeshile frymon me diafragmën e saj gjigande, duke i dhënë jetë arbëreshit të këtyre anëve.

Gjurmë historike mbi Shën Vasili\ San Basile

Shën Vasili është një ngulim arbëreshë i cili  nuk u themelua prej arbëreshëve por u popullua prej tyre. Kur erdhën arbëreshët gjetën këtu edhe popullsinë vendase. Si të gjithë “Katundet” arbëreshe, edhe shënvasiljotët ruajtën gjuhën,traditat, kostumin si edhe ritin.

 Marveshjet e para\ Kapitullacionet

Popullsia arbershe e Shën Vasilit  mundi të fillonte të rindërtonte në këto troje  vetëm rreth vitit 1510 kur u kryen marrveshjet\ kapitullimet. Kapitullimet sollën mundësinë e marrëveshjeve të shit-blerjes, kështu që arbëreshët u bë bënë zotër të këtyre territoreve.

Manastiri kushtuar shën Mërisë “Maria Ogjitria” zoteronte prona të tokave,  ku punonin shumë arbëresh, e drejta e kapitullimeve bënë që mos të shfrytëzoheshin si më përpara, nga feudalët e kohës por të ishin pronar të tokave të tyre të taksuar me shuma të konsiderueshme.

Një shtëpi e lashtë, burimi i fotos poetit Mario Bellizzi.

Gjuha, kultura, riti

Arbëreshët e Kalabrisë ruajtën gjuhën e tyre në mënyrë të shkëlqyer  deri rreth viteve 1960-1970.

Ndryshimet e shumta në aspektin shoqëror, politik, ekonomik, bënë që të ndryshonin edhe parametrat identiatare të “ ishujve” me popullsi arbëreshe në Kalabri e në Jugu të Italisë

Ishte viti 1930, kur filluan për herë të parë martesat midis popullsisë italiane. Në fillimet e pare ishin vetëm vajzat arbershe që martoheshin me popullsinë italiane, sepse donte që e bija e tij  të kishte një të ardhme ekonomike  dinjitoze, ndërsa djemtë arbëreshe zgjidhnin deri rreth viteve ‘50  nusen arbëreshe.

Arbëreshët e Shën Vasilit i përkasin ritit bizantin, dhe janë pjesë e Eparkisë së Ungrës. Sot arbëreshet e Shën Vasilit  janë pothuajse  asimiluar në gjuhë, por po asimilohen edhe në rit, sepse ka vite që mesha nuk kryhet në arbërisht.   Shumë pak gjen në qytezë që kanë ruajtur disi  të folmen e tyre.

 Kultura dhe arkitektura e Shën Vasilit

Ndërtesa ku  gjendet sot Bashkia  e Shën Vasilit shërbente më përpara si “kisha Mëmë” dhe u ndërtua me duart e emigranteve arbëresh të udhëhequr  me vullnetin e peshkopit Tomacelli ne 1500.  Sipas dokumentave me antike, rezulton qe kjo ndërtesë  iu dedikua  San Gennaros, sepse Peshkopi ishte napolitan dhe shenjëtori  San Gennaro është  Devoti i napolitaneve.

Trasformimi  Kishës në seli Bashkiake u be ne 18 gusht 1838, por vetem ne 1887 kjo strukturë kaloi në autonominë e plot si  pronë komunale, vendimi i së cilës u arritë në sajë të Kavalierit  Giovanni Damis  të cili  në atë kohë ishte i ngarkuar në detyren si kryetar Komune i San Basile.  Gjate restaurimeve të ndertesës (ish kisha matrice dhe  sot Komuna) u zbulua edhe një “ fosile kockash”  të lashtë.( Në vijim një fotografi nga ndërtesa e  Bashkisë së Shën Vasilit)

Sahati i Komunës San Basile.

Shume interesante eshte edhe sahati, pjese e kesaj arkitekture. Ne 21 qershor kerkohet nga masa  e komunitetit arbereshe nje sahat që të plotësonte nevojat e komunitetit, sepse sahati i mëparshem nuk shënonte të katërtën e orës dhe kjo u realizua  vetem ne 8 shkurt 1914 .

Sahati qe shohim sot eshte veper e 1914 por qe u vendos ne 5 prill 1994 sepse vetem atehere  mbaruan punimet e piedestalit  ku do vedosej.

Kroji i San Basiles 1862

Ishte viti 1862, kur në sheshin e  Shën Vasili u ndërtua ky shatërvan i cili shërbent popullsisë  si furnizim me ujë,  por edhe  për të larjen e teshave ose thjesht për të pirë. Ishte vend takimi, për të rinjtë e të moshuarit. Burimet në fshatrat arbëreshe kanë atë pjesën sentimentale humane, por edhe vendi ku flisnin gjuhën e tyre.

Ndërsa i afrohesh, këtij Kroji   rrjedhjet e tij  janë  një poezi e vërtetë,  ku ndërthuret zhurma e ujit  me atë të granitit, dhe ndërsa e  dëgjon, ndien herë  atë fllad të freskët, dhe herë atë fëshfërimë të përzierjes së ujit të kristaltë mbi vaskë,  një zhurmë kjo  sa e ëmbël aq edhe mbërthese, sa qetësuese aq edhe e mërzitshme, por mbi të gjitha ndërsa e vëshgon, ai shatërvan vazhdon të mbajë në mënyrë dinjitoze atë  hijeshinë  sa magjepse  aq edhe historike që mbart në vevete.

Gjitonia dhe shtëpitë e zhytura në  harresë.

Ndërsa ecën ë këtë qytezë do të shohësh, shtëpi të ndërtuar me arkitekturën arbëreshe.

Zhytesh në ato mure ku antikja dhe modernia mbietojnë.

Shikon stema shtëpish, eleganza e një epoke, por edhe një heshtje që të vret.

Në pragjet e tyre  copëza- jete..

Tek një  parvazë  mbin lulkuqja dhe bari i egër, si nëpër mugëtirë ndien atë profumin e një jete të shkuar.

Nuk nxiton. Këto qyteza martin ritmin e një kohë që nuk ikën kurrë.

Ecen dhe ndihesh  fill i kat në në një ditë të nxehtë gushti..

Tek tuk  ndër rrugë ndien zhurmën e një bastoni, e menjëherë shfaqet  silueta e një  moshurari. Trupi i krrusur nuk lejon as të shkëmbesh shikimet.

Përshëndet, vazhdon ritmin e tij, nën trokitjen e bastonit  si një partiturë adagio.

Një akustikë, një teshtimë, apo një miaullim maceje, dëgjohet ndërsa vazhdon të ecësh në këto rrugë të gjitonisë

Ngjitesh dhe zbret,  diku në horizont një zonje e përkulur kujdesete për dy trëndafila në saksi.

E përshëndet. Ajo, kërkon të ngrihet, e  për një çast sytë si mentesha mbërthejnë ato lëvizje të pakontrolluara të kokës së saj.

Një hije lehtë  trishtimi  zien brënda të atij binomi:  “Vetmia dhe braktisja”.

Ndihen një drithëm.

Vazhdon të ecësh, sepse nuk do ta pranosh atë realitet, braktisje, shpopullimi

Ecën dhe vështrimi limitohet në thelpi trekëndëshi , gurë, murë, pragje.

Një psherëtimë e fortë të vjen.

Ngreh kokën, dhe dy rroba fëmijësh të nderuara në ballkon valviten, duket sikur frymojnë.

Vështron në thellësi e ndien atë ndjesi të çuditishme ku bashkohet e shenjta me profanen, apstraktja me realen.

Marr frymë,  sikur shpirti të zgjohet nga një  dramë e rëndë.

Nuk flasë por vetëm pëshpërisë:

Arbëreshi  i këtyre anëve nuk mund të shuhet  në këtë formë.

Shpirti i Arbërit është i desinuar të rrojë!

Siç rron shpirti  rebel i poetit Mario Bellizzi, të Shën Vasilit, që me  penën e tij  derdh ato pika si nota në pentagramin e një sinfonie ku rebelizmi, malli, trishtimi, dashuria  dhe shkrihen në  një partiturë malli, kultura, gjuha, sentimenti, për popullin e tij, rrënjet, por edhe  vlerat humane. Vargjet e tij sa delikate të ndjeshme, por edhe aq të mbrehta si një thik ku flitet e vërteta.

Nuk e harron gjakun arbër Mario dhe vazhdon e, spërkat në vargjet e tij  bukurinë, trishtimin, krenarinë, folklorin, dëshpërimin, por edhe “tërbimin”  për këtë qytezë, damarët së cilës janë atrofizuar, e  nuk  rrjedhin më  “ gjaku in i shprishtë”..

Jo shume distanta nga komuna është sheshi ku është vendosur edhe një shatervan modern. Mblidhen shënvasiliot, pothuajse të asimiluar në gjuhë.

I takon, janë të mirësjelltë e ndërsa bisedon me të, do të dallosh që i kërkojnë rrënjët.

Disi më tutje më zë syri Mario Occhineri, arbëresh i Shën Vailit.

Mario Occhineri ishte i shoqëruar nga e shoqja e tij Margarita. Marion është arbërresh që u rrit në Urugaj, por shpirti i tij arbëresh është më i fortë se kurrë.

Promovon dhe mbështet  botën arbëreshe kudo që ajo ndodhet.

Ka atë shpirtin revoluzionar. Shqetësimi i Marios është që nuk di gjuhën arbëreshe, ankohet  që nuk ka shkolla për mësimin e gjuhës të parëve të tij. Në cdo festë e promovim Mario është prezent, mbështet gjakun e të parëve të tij.  E lexon në sy  Arbërinë  e bukur që e ka në shpirt.

Një nga objektet e rëndësishme është edhe Kompleksi i Manastiri me kishën Maria Odigitria

Gjatë shekullit të njëzetë, struktura  e këtij kompleksi iu nënshtrua ndërhyrjeve të shumta modernizuese, kjo bëri  që ti jepte  jetë edhe lindjes së seminarit të vogël italo-shqiptar “Benedetto XV”  si dhe një biblioteke të pasur me mbi 8,000 vëllime me vlerë të madhe.

Pjesa më interesante e kompleksit është kisha kushtuar Maria Odigitria . Me vlera të mëdha artistike janë edhe kanavacat në muret anësore, ikonostasi të gdhendur në dru arre dhe të zbukuruar imët me ikona të shenjta dhe foltore.

I vetmi element i shpëtuar nga shekulli XIII  është  një afresk,  në pjesën e përparme të altarit  kryesor, imazhi i  Shën Mërisë e cila është vendosur një aureolë të madhe  të artë, e veshur me blu nën mantelin e kuq, ndërsa mbi kokën e kurorëzuar nje vello jeshile që i zbret mbi supe. Kjo është e vetmja “ Mbetje”, e shpëtuar që prej shekullit XIII. Nga tre që gjenden në të gjithë Italinë, ky manastir përfaqëson të vetmen bërthamë monastike bizantine  greke në Kalabri.

Kisha e San Giovanni Battista

Kisha e San Giovanni Battista u ndërtua pas ardhjes së shqiptarëve, në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të, pikërisht në vitin 1791. Sipas dëshmive gojore, është ndërtuar nga punëtorë vendas dhe banorë të qytetit, të cilët transportonin materialet e përdorura për ditë të tëra.

Punime shumë më të mëdha u kryen në ndërtimin falë përfshirjes së Kurisë Episkopale të Cassano nga e cila varej San Basile, për këtë arsye, stili i kishës nuk është bizantin, por barok i vonë.

San Basile dhe memorja e saj me njerezit e shquar.

Paolo Bellizzi, lindi ne San Basile me 4 prill 1890. U dipllomua në shkencat ekonomike dhe tregetare, dhe kultivonte një deshirë të madhe për shkencat politike. Kur shpertheu lufta mori pjese vullnetarisht, por dallohej per trimerinë, guximin dhe inelligjencën e tij dhe iu dorzua titulli “Kapiten”. Qendroi per dy vjet ne ne tricè ku iu dorëzua medalia e artë dhe dy bronxi.

Shume interesante  është letra që mban datën 26 maji 1917 e Kavalierit Madhor Giuseppe Moscone komandant i batalionit, i cili  shpreh me shumë krenari, dashamiresi, por edhe me keqardhje humjen e këtij njeriu kaq të madhe sa  ishte arbereshi Paolo Bellizzi.

Në 30 shtator 1917 inagurohet ne San Basile një pllakë perkujtimore për nder të dhuntive morale dhe intelektuale  te Paolo Bellizzit i quajtur  ndryshe edhe  “Maestro”.

Michele Bellizzi, lindi ne San Basile, dhe ishte nje sacerdot dhe edukator. Kreu detyren e tij si edukator prane Kollegjit San Adriano, ( san Dimetri Korona), me vone ne Seminarin diocesani   të Cassano e Morano Calabro,  Maratea, dhe më vonë në  Kastrovillari. Ishte bashkpunëtor në periodikun “ Il Calabrese” themeluar ne 1842, ku shkruanin studiuesit më të mirë të asaj kohe.

Michele Bellizzi ishte istruktor në Kasrovillari per seksioni e “ Giovanni italia” qe ishte themeluar ne mars 1848. Arrestohet  në 1850 ku beri dënimin dy vjet heqje lirie.  Pasi del nga burgu punon si mesues privat deri ne 1860.  Ishte i pari drejtor i gjimnazit te Castrovillarit.  Vdiq ne vitin 1886, ku per nder te tij u vu edhe nje pllake perkujtimore ne fasaden e godines se gjimnazit.

Angelo Bellizzi . Arbereshi A. Bellizzi , edhe ky ishte nje sacerdoto i ritit grek. Lindi ne San Basile ne tetor te 1754.  Kaloi pjesen me te madhe te tij ne Napoli, ku ne 1754 ishte Rektor i Kavaliereve te Napolit, dhe nga 1789 u be kapellano prane Oborrit mbretëror të Ferdinantit te IV.  Ne 1829 u trasferua në San Basile, ne vendin ku u lind dhe kaloi pjesën tjetër të jetës.  Bënte pjesë në kategorinë e atyre njrëzve të cilët mendonin që edukimi dhe instruktimi përfshijnë të gjitha sferat Njihte shume mirë  atinishten , greqishten dhe nje shkrimtar shume i mire ku ka lënë shumë vepra akoma te pa botuare me nje shenjteri  elokuence,  ne histori,  filozofi, mjeksi. Thuhet qe veprat e tij ruhen ne shtepine e nje sternipi te tij.  Vdiq ne San Basile 20 settembre 1836.

Francesco Saverio Bellizzi.

Lindi ne san Basile me 1790, dhe ishte i ati i revoluzionarit  Michele  Bellizzi.  Studioi në  Kastovillari lëndët klasike dhe sapo mbushi 18 vjeç shkoi për studime në  Napoli . Ai studioi dhe u dipllomua me  maksimumin e notave  per mjek-kirurg në Salerno. Merrte pjesë në “ Guardia d’onore” krijuar nga mbreti G. Murat dhe kthehet ne San Basile dhe nuk punon vetem si mjek por edhe si edukator dhe patriot kunder borboneve.  Vdiq ne 19 korrik te 1863.

Pietro Bellizzi.

Lindi ne San Basile, rreth gjysmes se shekullit te XVIII dhe ishte arkiprift ne fshatin arberesh Ciftja. ishte nje patriot. M e ardhjen e Francezve ne Kalabri, ai predikonte kunder tyre, kështu në 1807 vritet me urdher te francezve. Ishte nje orator i zot dhe prej tij mbeten dy vepra te rralla ruajtur ne Biblioteken  Nacionale te Napolit

  • Sacra eloquenza del sacerdote italo-greco (Pietro Bellizzi)
  • Riflessione e Annotazione Sopra la prima lettera pastorale del vescovo di Cariati.

Costandino Bellizzi

Lindi ne San Basile, 04/02/1819. profesioni i tij ishte mjek, por ishte edhe nje patriot i flaket. ai ishte i bindur se politika e borbonve ishte kunder se lirise se tyre.

Françesko Saverio Tamburi, krijoi  katekizmin shqip në dialektin kalabrez të Shën Vasilit  të vitit 1834 nga një i quajtur Bonifac Tamburi  (Bonifacio Tamburi, l. 1799),

 

Rrëfejmë Shën Vasilin nëpërmjet një prpojekti i quajtur “ Profumo di radici

Nëpërmjet nje album  me fotografi, marrë nga projekt i quajtur “ Profumo di radici” le të kujtojmë këtë qytezë arbëreshe, nëpërmjet këtyre fotove të bukura ku demostrohen  vitet 1900-1950, me autor te  Angiolino Bellizzi, dhe komentator  Carmine Paternostro.

Shfletojme kete album shume interesant

Foto e 1908, e cila mban emrin e nje arberesheje quajtur Katerina Bellizzi,  e veshur me nje kostum arberesh dhe shoqeruar në foto nga e bija.  

Viti 1931.Kisha e manastirit të S Maria Odigitria, vazhdimesi e manastirit të S.Basilio gjatë punimeve. Përurohet në vitin 1933

Viti 1937. Rruga shteterore për në Castrovillari. Vendodhja në dalje të  qytetit.
Në foto dy, makina nga  katër që kishte gjithësej në San Basile gjatë asaj periudhe.

Vitet 1920. Rruga “Umberto 1”,  sot  rruga“Libertà”. Në kryqezimin me rrugën  Piave dhe rruga  Verdi. Poeti Giovanni Pugliese përshendet dy rojet e pyejeve që  kalojne  transit në Shën Vasil\ Kalabri.

Fotografia mban datën 1918, pas mbarimit të luftës së parë boterore.
Ceremonia e inagurimit të Shoqates Kombetare, të  lufëtëreve – seksioni i San Basile. Grupi pozon përpara shkallëve të kishës së S. Giovani Battista.

Viti 1919. Avokat Davide Gramazio me familjen  e tij. Kjo foto është bërë në 1901.

Arbëreshët gjatë një procesioni në bulevardin “Gjergj Kastrioti”

Foto e vitit 1910-1915. Kostumi arberesh i San Basile. Në foto, Maddalena Moliterno

Viti 1940. E Marta pas Pashkeve- Vallja.
z. Francesco Tamburi (di Giovanni) me nje grup vajzash me kostum arberesh

 

Plotësojmë këtë album edhe me disa imazhe që nuk janë materiale të këtij projekti, por që bëhen pjesë të kësaj qyteze që dikur kishte, jetë dritë njerëz, dhe sot të shpopulluar, por me dëshirën për tu ringjallur

Grupi folklorik në kostumin tradicional të Shën Vasilit gjatë debutimit të tyre në San Nicola dell’Alto

Sheshi Skënderbe, Villa Comunale, Campanile della Chiesa San Giovanni Battista, innevate, riprese da Via Roma da Maria Kakishe.

Shën Vasili 1985. Fotografia  shkrepur nga Nicola Pugliese, dhe sjellë nga Mario Bellizzi