Musaka me patate

Musaka me patate

Përbërësit:

500gr mish i bluar

2 qepë

1kg patate

Qumësht

2 ve

Vaj ulliri

Majdanoz

Kripë

Piper i zi

Mënyra e përgatitjes:

Së pari e qërojmë qepën dhe e ngrimë imët. E hedhim në tiganin me vaj dhe e fërgojmë derisa të fillojë të marri ngjyrë të verdhë. Pastaj e hedhim mishin e bluar dhe pasi të jetë fërguar pak, ia shtojmë kripën, piperin e zi dhe majdanozin.

Pasi ta kemi të gatshmë masën me mish të bluar e largojmë nga zjarri dhe fillojmë qërojmë patatet, të cilat më pas i pastrojmë dhe i prejmë në feta të holla të rrumbullakta.

Tavën e lyejmë me gjalp dhe në të radhisim patatet. Kur mbërrijmë nga mesi i tavës, e shtojmë në mes masën me mish të bluar dhe më pas e mbulojmë përsëri nga sipër me patate. Para se ta fusim në furrë,patateve ia shtojmë gjysëm gote me ujë dhe e fusim në furrë. E lëmë derisa uji të mpikset dhe patatet të fillojnë procesin e pjekjes. Pastaj, i nxjerrim nga furra dhe ia hedhim sipër masën prej 200ml qumësht dhe 2 vezë. E fusim përsëri në furrë dhe e lëmë edhe për 15-20 minuta, në 200 gradë celsiu.

Sipas dëshirës dhe shijes mund edhe të mos i shtoni vezë fare, port a përgatitni vetëm me qumësht. Ose mund të mos I shtoni as qumësht dh eta gatuani vetëm me ujë. Cilën do mënyrë që të zgjidhni është e shijshme.