Manifestim informues: Marrëveshja e Pensioneve Zvicër – Kosovë

500

Dje, me 1 Shtator 2019 hyri ne fuqi marrëveshja e re e sigurimeve shoqërore midis Zvicrës dhe Kosovës. Padrejtësia që zgjati për një kohë të gjatë morri fund përfundimisht për në të ardhmen. Ndërsa sot, me 2 shtator në Zvicrën lindore organizohet një manifestim informuese mbi aspekte të ndryshme të kesaj Marrëveshjeje.

Eja edhe Ti në tubimin informativ, sot të hënën, me 2 shtator 2019 ne St. Gallen, nga ora 19:30! Pjesëmarrja juaj shprehë solidaritetin dhe fuqizon kërkesën tonë edhe sa i përket zgjidhjes së çështjes së retroaktivitetit për periudhën pa marrëveshje.

Bashkë jemi më të fortë dhe të qenurit bashkë na faktorizon si komunitet shqiptar si në raport me Zvicrën ashtu edhe me vendet tona amë!

Manifestimi si sotëm informues fillon në ora 19:30, dhe mbahet në adresën:

Militärkantine Kreuzbleicheweg 2, 9000 St. Gallen

Në ketë manifestim do të informoheni nga dora e parë, si duket marrëveshja, si funksionon ajo, etj.?

  • Programi
    – Historia e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore: Arbër Bullakaj zëvendës-kryetar i PSd St. Gallen, parlamentar në Wil.
    – Marrëveshja e re e sigurimeve shoqërore dhe debati parlamentar: Barbara Gysi, deputete e parlamentit nacional nga radhët e PSd, Kryetare në Konfederatën e Sindikatave të Kantonit St. Gallen.
    Zbatimi konkret i marrëveshjes: Osman Osmani, Sekretar nacional për Migracion, zëvendës-kryetar i migranteve/ëve të PSd
    – Çështjet juridike: Bettina Surber, deputete kantonale në St. Gallen, avokate në një kancelari të përbashkët.