Dëftesa mjekësore: A mund të kërkojë shefi një ekzaminim?
Ka 5 javë që unë jam i sëmurë. Për çdo javë shefit tim ia kam dorëzuar nga një dëftesë mjekësore, që dëshmonte për paaftësinë time për punë në javën vijuese. Tani shefi im donë të më dërgoi për ekzaminim tek mjeku i besueshëm. Ai së fundi më ka parë duke shëtitur përgjatë lumit Aare, dhe me këtë rast nuk i jam dukur i sëmurë. Këtë unë e përjetojë si sulm ne sferën time private. A mund ai të kërkoi nga unë, që të ekzaminohem nga një mjek që nuk e njoh?
Regula Dick: Po, edhe nëse kjo mundësi nuk është theksuar qartë në kontratën tuaj të punës apo në KKP: Punëdhënësi mund të kërkojë një ekzaminim tek mjeku i besueshëm. Edhe atëherë, nëse ai ka dyshime të arsyeshme, se a kemi të bëjmë me një paaftësi pune. Edhe pse “shëtitja në Aare”, varësisht nga sëmundja, nuk domethënë se njeriu është i aftë për punë, megjithatë kjo mjafton që shefi juaj të arsyeton dyshimin e tij. Pragu në të cilin dyshimet konsiderohen të justifikuara nuk është shumë i lartë. Nëse refuzoni të shkoni tek mjeku ekzaminues, punëdhënësi juaj mund t’ju ndalojë përkohësisht pagesën e pagave. Të paktën derisa më pas të vërtetohet paaftësia për punë. Megjithatë, punëdhënësi është i detyruar të përballojë shpenzimet dhe shpenzimet e udhëtimit për ekzaminimin e urdhëruar prej tij.
(huazuar nga gazeta e sindikatës Unia në gjuhën shqipe Horizonte Nr. 5, 2023 & Work, 2.6.23)