Makarona në furrë
Për këtë recetë iu nevojiten pak përbërës, por edhe pregatitet lehtë dhe shpejtë.
Ju duhet të keni:
1 pako makarona
300gr mish i bluar
Sos domatesh
200ml ajkë qumështi (hoopla)
Djathë kackavall
Kripë, piper i zi
Mënyra e përgatitjes:
Së pari vëmë ujin të vlojë, ku hedhim kripë dhe pak vaj, pasi të vlojë i hedhim makaronat dhe i lëmë të ziejnë. Ndërkohë në tigan shtojmë vaj ulliri dhe fërgojmë mishin e bluar, i shtojmë kripën dhe piperin e zi, sosin e domates dhe përziejmë. Kur të fillojë të vlojë ia shtojmë ajkën dhe masën e kemi gati.
Makaronat e ziera i kullojmë dhe i hedhim në tavën e lyer me gjalpë. Aty e shtojmë edhe masën me mishin e ngrirë, përziejmë mirë dhe mbulojmë sipër me kackavallë të grirë. E fusim tavën në furrë të ngrohur paraprakisht dhe e lëmë për 10-15minuta.